Aktivitetet

E enjte, 19 prill 2018 

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË VIZITË ZYRTARE NË SOFJE 

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Artan Grubi, bashkërisht me anëtarët e Komisionit, znj. Juliana Nikollova, znj. Tatjana Prentoviq dhe z. Trajço Dimkov në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Maqedonisë, sot realizuan takim me zëvendëskryetaren e qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Bulgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva. 

Znj. Zaharieva konstatoi se hapat të cilat të dyja vendet i ndërmorën me nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim si akt historik, fusin frymë të re të marrëdhënieve të hapura dhe miqësore, të bazuara në vlerat evropiane. Theksoi se vizitën e sotme zyrtare të Republikës së Bulgarisë e shikon si përcaktim i përbashkët të të dyja shteteve, ende më shumë ta përforcojmë komunikimin, bashkëpunimin dhe miqësinë dhe do të japin efekte pozitive plotësuese në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Grubi theksoi se në Sofje vjen me lajme të pritura dhe të merituara nga Brukseli për Maqedoninë, drejtpërdrejt pas marrjes së rekomandimit të pastër për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Në atë kontekst, Grubi shtoi se marrja e rekomandimit të pastër, paraqet vërtetim për punën e realizuar në mënyrë të guximshme, vërtetim se qeveria reformuese dhe shumica e re parlamentare e kthyen vendin në rrugën euroatlantike, vërtetim se Republika e Maqedonisë është një tregim i suksesshëm. 

Grubi e falënderoi Zaharievën për iniciativën e marrë dhe angazhimin e demonstruar të Republikës së Bulgarisë, si fqinj i parë dhe i drejtpërdrejtë i Republikës së Maqedonisë, drejtpërdrejt t'i ndihmojë proceset evropiane dhe euroatlantike, që janë prioritet yni i lartë, duke vlerësuar se bashkë do ta bëjmë vitin 2018 vit historik dhe i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë, për rajonin dhe për BE-në. 

Delegacioni kishte një takim të përzemërt, miqësor dhe shumë të hapur me nikoqirët e tyre, me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontroll të Fondeve Evropiane, të udhëhequr nga z.  Kristijan Vigenin.  Në takimin u këmbyen ide, mendime dhe praktika më të mira edhe njëherë u vërtetua se integrimi dhe progresi i vendeve nga Ballkani Perëndimor janë në fokusin e prioriteteve të Republikës së Bulgarisë. 

Deputetët nga Komisioni i Kuvendit popullor të Republikës së Bulgarisë e shprehu gatishmërinë me hapa konkrete të fillojnë bashkëpunim me Komisionin e vet partner për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe t'i ndihmojnë në ndërtimin e kornizës institucionale para fillimit të procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në bazë të leksioneve të mësuara nga Republika e Bulgarisë. 

Delegacioni në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Bulgarisë u takua edhe me Grupin për miqësi Bulgari-Maqedoni në Asamblenë Popullore të Republikës së Bulgarisë, në emër të të cilit gjendet z.  Boris Vangellov.

Deputetët u pajtuan se dërgimi i sinjaleve të qarta të bashkëpunimit të mirë ndërmjet të dyja shteteve do të tregojë se qëllimi ynë strategjik është të ndajmë vlera të përbashkëta në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ato ishin dakord se bashkëpunimi konstruktiv me opozitën dhe ndërtimi i konsensusit për çështje kryesore mbetet i nevojshëm për procesin e suksesshëm eurointegrues dhe ndërtimin e ardhmërisë së qëndrueshme për vendin. 

U realizua takim edhe me nënkryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bulgarisë, z. Emil Hristov dhe znj. Xhema Grozdanova, kryetare e Komisionit për Politike te Jashtme.  Në takimin zotëroi qëndrimi se duhet të ndërtohen ura të reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet ndërmjet të dyja shteteve edhe ndërmjet të dyja parlamenteve si dhe aktivitetet duhet te shënojnë intensitet dhe të dinamizohen në të ardhmen.    

Vizita zyrtare e Delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit te Republikës së Maqedonisë u finalizua me takimin me ministren e kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së, znj. Liliana Pavllova. Nga ana e saj u nënvizua se prioriteti kryesor i Kryesimit bullgar është politika e zgjerimit të BE-së, e cila edhe me tutje mbetet instrument me efikas për garantimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitet në rajon. E përgëzoi Republikën e Maqedonisë për rekomandimin e marrë për fillimin e negociatave me BE-në si valorizim të punës së realizuar deri më tani në vend. 

Deputetet shprehen falënderim për mbështetjen bullgare për Maqedoninë dhe mirëkuptim në këtë periudhe kryesore për të ardhmen tonë. 

Juliana Nikollova, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane në fjalimet e saj në takimet me kolegët e vet bullgar shprehu gatishmëri për bashkëpunimin konkret dhe dërgoi apel për fillimin e projekteve të përbashkëta nga sfera e infrastrukturës transportuese dhe energjetikës. E përshëndeti prioritetin e kryesimit të tyre për avancimin e digjitalizimit, me ç'rast informoi se në Maqedoninë në momentin e njëjtë mbahet Samiti digjital i vendeve nga Ballkani Perëndimor. 

Tatjana Prentoviq në fjalimet e saj u përqendrua në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi ndërmjet Maqedonisë dhe Bulgarisë, duke e vlerësuar nënshkrimin si guxim dhe vizion të Kryeministrave të të dyja shteteve. 

Trajço Dimkov në mbledhjet vlerësoi se vendet ndajnë jo vetëm segmente nga historia dhe afërsia gjeografike, por edhe i ndajnë edhe vlerat e përbashkëta evropiane. Theksoi se VMRO-DPMNE-ja si parti më e madhe opozitare do të japë kontribut të saj në agjendën reformuese me qëllim të një ardhmërie evropiane për vendin. 

Delegacioni ishte i pranishëm edhe në seancën plenare në Kuvendin nacional të Republikës së Bullgarisë ku u përshëndetën nga ana e kolegëve të tyre. 

Ne fund, u konkludua se në periudhën që vijon, pas Samitit në maj në Sofje dhe takimit të komisioneve për çështje evropiane - KOSAK në qershor këtë vit, do te fitohet një pasqyrë më e qartë për hapat e ardhshme të çdo vendi aspirant për anëtarësim në BE, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë dhe se do t'u qasen në mënyrë adekuate të njëjtëve, me qellim realizimin e tyre sa me të suksesshëm. 

Click