Aktivitetet

E premte, 20 prill 2018 

KOMISIONI PËR KULTURË NË VIZITË PUNE NË OPERËN DHE BALETIN MAQEDONAS DHE GALERINË NACIONALE TË MAQEDONISË 

Grupi punues i Komisionit për Kulturë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Irena Stefoska, Nikica Korubin, Vesna Damçevska-Ilievska, Sllavica Shumanska-Miteva dhe Kërsto Jovanovski, më 18 prill 2018, realizoi takim pune në Operën dhe baletin maqedonas dhe Galerinë nacionale të Maqedonisë. 

Në takimin me z. Qazim Asotiq, u.d. drejtor i Operës dhe baletit maqedonas, anëtarët e Komisionit për Kulturë u njoftuan me gjendjen në të cilën gjendet ky institucion i lartë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet gjatë punës. Z. Asotiq theksoi se Opera dhe baleti maqedonas këtë periudhë përgatitet intensivisht për festivalin vjetor Mbrëmjet e operës së majit, që paraqet krenari të këtij institucioni. Njoftoi se do të bashkëpunojë me Operën shtetërore të Vjenës, e cila në tetor do ta hapë zezonin e ri të OBM-së në koncertin e operës gala. Z. Asotiq potencoi se Opera dhe baleti maqedonas disponon me kuadër të lartë profesional dhe resurse të shkëlqyeshme, siç janë atelieja për përpunim të kostumeve dhe skenografive, por kanë nevojë për kuadër për përgatitje të kostumografisë dhe skenografisë.  

Gjatë vizitës së Galerisë nacionale të Maqedonisë, drejtoresha Dita Starova-Kerimi theksoi se institucioni nacional në depon e vet e ruan trashëgiminë më të madhe kulturore të Republikës së Maqedonisë. Në atë kontekst, për shkak të ruajtjes së koleksionit me vepra të larta artistike, Galeria nacionale ka nevojë për laboratori konservatorësh dhe kuadër profesional për konservim, si dhe depo me kushte adekuate për ruajtje të veprave artistike. 

U realizua vizitë edhe në Shtëpinë monumentale të Llazar Liçenoski, e cila është shpallur si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. 

Shtëpia monumentale gjendet në gjendje të rrënuar dhe nevojiten mjete për meremetim dhe rregullim të hapësirës.  

Click