Aktivitetet

E premte, 29 shtator 2017 

Konferenca interplamentare me temë:  "Administrata e pavarur dhe moderne publike" 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i përbërë nga deputetët: z. Hari Llokvenec, z. Petar Atanasov dhe znj. Nevenka Stamkenkovska, dje dhe sot merr pjesë në Konferencën interparlamentare me temë: "Administrata e pavarur dhe moderne publike", në organizim të Parlamentit të Malit të Zi dhe të Parlamentit Evropian, që mbahet në Danillovgrad, Mal i Zi. 

Në Konferencën interparlamentare në të cilën marrin pjesë eurodeputetët, dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme në kuadër të Parlamentit evropian, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, fjalim të tyre kishin nënkryetari i Parlamentit të Evropës z. Riçard Çarneski; kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq; ministrja e Administratës Publike të Malit të Zi, znj. Suzana Pribilloviq; ambasadori i Bashkimit Evropian në Malin e Zi, z. Aivo Orav dhe znj. Ratka Sekulloviq, drejtoreshë e shkollës rajonale për administratë publike. 

Një prej temave kryesore të debatit ishin principet evropiane për administratën publike lidhur me reformat në administratën publike, si një prej politikave fundamentale për zgjerimin e BE-së. 

Në konferencën interparlamentare u shpreh mbështetje e plotë për përmirësimin e administratës publike, me qëllim integrimin më të mirë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, u thirrën institucionet evropiane që ta përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, sepse rajoni i përket Evropës, ndërsa shtetet bëjnë përpjekje të mëdha për anëtarësim dhe doemos duhet të inkurajohet në atë drejtim. Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë krah për krah me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me Turqinë, me qëllim të përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme në pajtim me standardet evropiane dhe kapacitetet e shteteve aplikante. 

Në debatin pjesëmarrësit kishin fjalime të tyre për përgatitjet e nevojshme të parlamenteve për negociata aderuese dhe në ato korniza edhe për zhvillimin e strukturave dhe kapaciteteve të nevojshme administrative për mbështetjen e këtij procesi. 

Click