Aktivitetet

E premte, 14 korrik 2017 

Mbledhja e Dytë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Dytë të mbajtur dje dhe sot si trup punues amë e shqyrtoi:

  • Raportin vjetor për realizimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2016; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele - leximi I, i parashtruar nga: Antonijo Milloshoski, Ilija Dimovski, Ljuben Arnaudov, Kërsto Jovanovski, Kërsto Mukoski, Dragan Danev, Ljupço Dimovski, Jusuf Hasani dhe Liljana Zaturoska.

Në mbledhjen e Komisionit ishte i pranishëm kryetari i Këshillit Drejtues i Agjencisë së Aviacionit Civil, z. Dragi Stojanoski, i cili e arsyetoi Raportin vjetor për realizimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2016. Arsyetim për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dha përfaqësuesja e propozuesve, znj. Liljana Zaturoska, e cila e theksoi nevojën për miratimin e Ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me Ligj.

Në diskutim morën pjesë deputetët: Tomisllav Tuntev, Bllagojçe Tërpevski, Sllagjana Mitovska, Dragan Danev, Bllagoj Boçvarski, Liljana Zaturoska, Nevenka Stamenkovska, Kërsto Mukoski, si dhe kryetari i Këshillit Drejtues të Agjencisë së Aviacionit Civil, Dragi Stojanoski. 

Në fund të debatit, Komisioni me 5 vota "për" dhe 4 vota "kundër" e miratoi Raportin për realizimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2016, kurse me 5 vota "për" konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.

Click