Aktivitetet

E enjte, 21 shtator 2017 

Mbledhja e katërtë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 4-të, si trup punues amë, në procedurë të shkurtuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtim të aksit rrugor Milladinovc-Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë-Ohër.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit, ishte i pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Goran Sugareski. 

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, znj. Liljana Zaturoska, i njoftoi deputetët se në pajtim me nenin 151 paragrafi 3 i Rregullores për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, amendamente mund të parashtrohen deri në përfundimin e debatit. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, pa diskutim, e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click