Aktivitetet

E premte, 10 janar 2020

MBLEDHJA E NJËZETETETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 28-të të mbajtur më 26 dhjetor 2019, si trup punues amë në procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të parashtruar nga deputetët: Mira Stojçevska, Rexhail Ismaili, Tatjana Prentoviq dhe Mirosllav Jovanoviq. 

Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në cilësi të përfaqësuesit të propozuesve të Propozim-ligjit ishte e pranishme deputetja Mira Stojçevska. 

Përfaqësuesi i propozuesve të Propozim-ligjit deputetja Mira Stojçevska, e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural (me procedurë të shkurtuar), mori pjesë deputeti Lupço Dimovski.  

Deputeti Lupço Dimovski në diskutimin e tij theksoi se e mbështet zgjidhjen e propozuar ligjore për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural sepse deputeti vlerëson se është e mirë. Pas diskutimit Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Click