Aktivitetet

E enjte, 7 shtator 2017 

Mbledhja e parë e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive 

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive sot e mbajti mbledhjen e tij të parë të cilin e filloi dhe me të cilin kryesoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. 

Në fillim të mbledhjes z. Xhaferi ua uroi anëtarëve të Komitetit zgjedhjen në këtë trup të rëndësishëm për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë i cili përmes shqyrtimit të çështjeve lidhur me marrëdhëniet e bashkësive në Republikën, kontribuon për sigurimin e të drejtave të përcaktuara kushtetuese të pjesëtarëve të bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë, në aspekt të shprehjes së identitetit të tyre dhe tipareve nacionale. 

Pika e vetme në Rendin e ditës ishte Zgjedhja e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. 

Anëtari i Komitetit, z. Xhevat Ademi, kryetar i Komitetit e propozoi z. Rexhail Ismailin, deputet dhe anëtar i Komitetit, i cili njëzëri u zgjodh si kryetar i Komitetit.  Anëtari i Komitetit, z. Ivan Stoilkoviq, e propozoi z. Jusuf Hasanin, zëvendëskryetari i Komitetit, deputet dhe anëtar i Komitetit, i cili gjithashtu u zgjodh njëzëri. 

Pas zgjedhjes së Kryetarit të Komitetit, z. Rexhail Ismaili vazhdoi të kryesojë me mbledhjen dhe në emrin tim ua uroi zgjedhjen deputetëve për anëtarë të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe shprehu falënderim ndaj tyre për besimin e treguar. 

Click