Aktivitetet

E martë, 5 shkurt 2019

MBLEDHJE PUNE E KLUBIT TË DEPUTETEVE

Dje, Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje pune ku përveç anëtarëve të kryesisë së Klubit të deputetëve u ftuan të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Cvetanka Ivanova.

Pas fjalimit hyrës të kryetares së Klubit të deputeteve të Parlamentit, Gjulumser Kasapi, në rendin e ditës pas vërejtjeve dhe plotësimeve të pranuara, u bë miratimi i dokumenteve vijuese që kanë rëndësi të jashtëzakonshme për punën e mëtejshme efikase dhe efektive të Klubit:

  • Raporti vjetor për punën e Klubit të deputeteve të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë në periudhën janar - dhjetor 2018.

- Ky raport, krahas raportit të shkurtuar vjetor për punën e Klubit të deputeteve që hyn në raportin final për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është përpiluar për të mundësuar këqyrje të plotë në punën profesionale, të pavarur, efikase, transparente, të paanshme dhe mbi të gjitha përgjegjëse e Klubit - vlera të përfshira në planin strategjik. Në Raportin do të shtohen edhe aktivitetet e Klubit që nga fillimi i kësaj pjese të Kryesisë.

  • Plani strategjik i Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për 2018 - 2020

- Ky plan strategjik është përgatitur në bazë të të gjitha aktiviteteve dhe ngjarjeve të Klubit të deputeteve të organizuara në bashkëpunim dhe mbështetje të Lobit të femrave maqedonase, NDI-së, UN Women dhe OSBE-së, si dhe në bazë të pyetësorit të realizuar nga NDI me anëtaret e Klubit të deputeteve.

Rregullore për organizimin dhe fushëveprimin e punës së Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

- Kjo Rregullore është plotësim dhe ndryshim i Rregullores ekzistuese për punën e Klubit të deputeteve.


Click