Aktivitetet

E mërkurë 25 shtator 2019

PËRPJEKJE PËR KONTRIBUT TË NDËRSJELLË PËR ZHVILLIM TË INSTITUCIONEVE KREDITORE

Anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit për financave dhe buxhetit të kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuan takim me përfaqësuesit e  Kursimores  SHFNJM dhe partnerët e saj ndërkombëtarë. Në takim u shqyrtuan temat  në vijim:  

  • njohjen e partnerëve internacionale me biznesin në fushëvepriminafarist, veçanërisht për investimet e huaja në Republikën e Maqedonisë  së Veriut;
  • prezantimi i punës së suksesshëm të Kursimores SHFNJM dhe pranimin e shpërblimin prestigjioz të vitit  2018 - World Council Growth Award ( shpërblimi për rritje më të madhe  nga Këshilli Botëror  për linje të kreditit);
  • Prezantimi i shembujve të modeleve të suksesshëm të institucioneve financiare të cilat nuk janë banka ndërsa mbledhin depozita nga qytetarët dhe kanë shërbime pagesore;
  • Prezantimi i aktiviteteve të planifikuara me rastin e 20 vjetorit të Kursimores SHFNJM.Ishte e theksuar se sipas  të dhënave  të Bankës Popullore, investime direkte të huaja shënojnë prirje rritëse.  
Me qëllim të tërheqjes të investimeve direkte të huaja, në zonat teknologjike të zhvillimit industrial ofrohen një varg volitshmërisë. Vlerësohet se treguesit ekonomikë, siç është inflacioni i ulët, aktiviteti ekonomik dhe legjislacioni i brendshëm lejojnë  fluks të konsiderueshëm të IHD-ve. Aderimi  në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE pritet të kontribuojnë  nivel më të lartë të investimeve të huaja. Në lidhje me legjislacionin e brendshëm, u informua se në fillim të vitit 2020 pritet  ligj i ri për bankat dhe institucionet financiare që do të jenë në harmonizim me legjislacionin Evropian dhe do të mundësojë rritjen e institucioneve të kredisë.

Nga ana e pjesëmarrësve në takim u shpreh  pritja që në të ardhmen tregu i brendshëm i shërbimeve të pagesave do të liberalizohet në mënyrë që të zhvillojnë institucionet e kreditit dhe të plotësojnë nevojat e popullatës.

Ishin të prezantuara shembuj të operacioneve të suksesshme të unionet e kreditit në të gjithë botën. U theksua që qëllimi i funksionimit të këtyre unione të kredisë është që të dalin në ndihmë të nevojave të qytetarëve për mjete financiare dhe të njëjtat  nuk drejtohen nga fitimi. Në SHBA është vendosur bashkëpunim ndërmjet unionit të kredisë dhe institucionet e tjera financiare me të cilat mundësohet pagesa për familjet të kryhen në  mënyrë të sigurt dhe efikase. Ishte theksuar nevoja për zhvillim të mëtejshëm institucionet financiare dhe shërbimet e pagesave në nivel global.

Gjithashtu, ishte prezantuar dhe shembulli me institucione në  kreditore në Poloni. Në periudhën e zhvillimit të ekonomisë së tregut, Parlamenti Polak ka miratuar  zgjidhje ligjore që u mundëson qytetarëve të kenë llogaritë e tyre dhe institucionet e tyre financiare.  Unionet e kredisë ishin institucionet e para që ofruan kursime, kredi dhe kartela pagesore. Gjatë negociatave për pranimin në BE, Qeveria Polake arriti unionet e kredisë  ti përjashtojë nga legjislacioni i BE-së që i rregullon funksionimet e bankave. Për funksionimin e institucioneve të kreditit në Poloni nuk kërkohet  nivel i caktuar të kapitalit fillestar si kusht që ato të funksionojnë, por vetëm duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara në rregullativë.

Anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet dhe përfaqësues të Kursimoreve  SHFNJM dhe partnerët e saj ndërkombëtarë shprehen  kënaqësi me takimin dhe u zotuan të kontribuojnë në zhvillimin e institucioneve të kredisë në të ardhmen.

Click