Aktivitetet

E enjte, 21 dhjetor 2017

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË FORUMIN PARLAMENTAR NË VJENË 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje z. Goran Milevski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike dhe z. Hari Llokvenec, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në mbledhjen me temë: "Sfidat për furnizim të sigurt energjetik në rajonin e Komunitetit energjetik" në organizim të Komunitetit energjetik dhe të Forumit parlamentar për Evropën Juglindore me temë: "Efikasiteti energjetik dhe klima" në organizim të Shoqatës gjermane për bashkëpunim të cilat u mbajtën më 19 dhe 20 dhjetor 2017 në Vjenë, Austri. 

Krahas përfaqësuesve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjet morën pjesë edhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve anëtare të Komunitetit energjetik dhe shumë ekspertë. 

Në mbledhjen u shqyrtuan më shumë çështje nga sfera e politikës energjetike dhe nga sfera e mbrojtjes së mjedisit jetësor ndër të cilat edhe prezantimi i Raportit të Plenumit parlamentar për siguri në furnizimin energjetik dhe Programi për punën e Komunitetit energjetik në vitin 2018, udhërrëfyesi energjetik i BE-së deri në vitin 2050, rëndësia e efikasitetit energjetik për zhvillimin e ekonomive nacionale, implikimet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike dhe për zgjidhjet teknologjike për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë. 

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit energjetik, z. Janez Kopaç, në fjalimin e tij e prezantoi shkallën e implementimit të Pakos së tretë energjetike nga ana e palëve kontraktuese të Komunitetit energjetik. Gjithashtu ai theksoi se të gjitha vendet gjatë vitit 2017 i kanë kushtuar vëmendje të veçantë sektorit të qëndrueshëm energjetik dhe se progresi më i madh është bërë në transponimin e Direktivave për burime të ripërtërishme, por megjithatë nuk është arritur progres i mjaftueshëm në pjesën e bashkëpunimit dhe integrimit, përfshirë edhe me vendet fqinje anëtare të BE-së. Gjithashtu, nga ana e tij u prezantuan aktivitetet e Plenumit parlamentar gjatë vitit 2018.  

Click