Aktivitetet

E mërkurë, 28 mars 2018, Gjenevë 

PJESËMARRJA E SEKRETARES SË PËRGJITHSHME IVANOVA NË MBLEDHJEN E SHOQATËS SË SEKRETARËVE TË PËRGJTHSHËM TË PARLAMENTEVE 

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Cvetanka Ivanova, merr pjesë në Mbledhjen e Shoqatës së sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve (SHSPP), që mbahet në kuadër të Asamblesë  së 138-të të Unionit Ndërparlamentar  (24-28 mars 2018 në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës). 

Në Mbledhjen e SHSPP, mes tjerash, u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve dhe qeverive në planifikimin dhe organizimin e punës parlamentare, mbikëqyrjes gjyqësore mbi parlamentet, lirinë e fjalimit në seancat plenare dhe privilegjet, ndikimi i Bregzitit mbi parlamentet tjera të BE-së dhe ngjashëm.  

Sekretarët e përgjithshëm të parlamenteve në mbledhjen në Gjenevë zgjodhën nënkryetarë dhe anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv të SHSPP-së. 

Shoqata e sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve është trup këshillimor i Unionit ndërparlamentar, në të cilin marrin pjesë sekretarët e përgjithshëm të parlamenteve anëtare të UNP.  Në mbledhjet e Shoqatës së sekretarëve të përgjithshme, që zhvillohen paralelisht me asambletë e rregullta të UNP-së, këmbehen mendime për çështje profesionale të punës së parlamenteve, me ç'rast anëtarët e Shoqatës përgatisin raporte dhe fjalime për tema të caktuara dhe diskutojnë për to.  





Click