Aktivitetet

E premte, 6 tetor 2017

PREZANTIMI I KANDIDATËVE PËR KRYETARË KOMUNASH 

Klubi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin demokratik nacional NDI, sot organizon promovim të kandidateve për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale në Republikën e Maqedonisë.  

Kandidatet për kryetarë komunash dhe bartëset e listave për këshilltarë i përshëndetën dhe u dëshiruan fushatë të suksesshme Gjylymser Kasapi, koordinatore e Klubit të deputeteve, Danialla Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Kris Henshou, drejtor i NDI-së në Maqedoni. 

Prej 15 kandidateve për kryetarë komunash në promovimin u prezantuan 10 kandidate:  Dafina Stojanovska, kandidate për kryetare e komunës së Gostivarit në koalicionin të udhëhequr nga VMRO-DPNE-ja, Zhaklina Jovanovska, kandidate për kryetare e komunës së Nagoriçanit të Vjetër, në koalicionin të udhëhequr nga LSDM-ja, Jadranka Biban, kandidate e pavarur për kryetare e komunës së Debarcës, Maria Xhons (Jones), kandidate për kryetare e komunës së Qytetit të Shkupit e partisë Majtiste, Milikie Halimi, kandidate për kryetare e komunës së Haraçinës, në koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja, Nafie Selmani, kandidate për kryetare e Qytetit të Shkupit, e BESËS, Nermin Telovska, kandidate për kryetare e komunës së Çairit, të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Sonja Stamenkova, kandidate për kryetare e komunës së Makedonska Kamenicës, në koalicionin të udhëhequr nga LSDM-ja, Teuta Arifi, kandidate për kryetare e komunës së Tetovës e BDI-së, kandidate e pavarur për kryetare e komunës së Dojranit. 

Pas prezantimit të kandidateve kishte diskutim në të cilën morën pjesë më shumë deputete aktuale, të cilat u dhanë mbështetje të madhe kandidateve për kryetarë komunash. 

Në zgjedhjet e ardhshme lokale ka 15 kandidate për kryetarë komunash dhe 50 bartëse të listave për këshilltarë, gjë që është një numër i pakënaqshëm sipas deputeteve aktuale të cilat luftojnë për më shumë femra në strukturat vendimtare në jetën politike dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë.  

Click