Aktivitetet

E hënë, 3 korrik 2017 

Prezantimi i shkallës së zbatimit të legjislacionit të Bashkësisë Energjetike në Republikën e Maqedonisë 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje me drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, z. Janez Kopaç. Në mbledhje nga ana e z. Janez Kopaç ishte bërë prezantimi për shkallën e zbatimit të legjislacionit të Bashkësisë Energjetike në Republikën e Maqedonisë. 

Në fjalimin e tij, z. Janez Kopaç i theksoi qëllimet e Bashkësisë Energjetike siç janë: rritja e tregtisë me energji, tërheqja e investimeve në sektorin energjetik, përmirësimi i mjedisit jetësor, nxitja e përdorimit të burimeve të ripërtërira të energjisë dhe efikasitetit energjetik, si dhe rritja e konkurrencës në tregun energjetik. Bashkësia energjetike është e përbërë prej disa institucioneve: Këshilli Ministror, Plenumi Parlamentar, Sekretariati i Bashkësisë Energjetike, Këshilli Rregullator, etj.

Në lidhje me Republikën e Maqedonisë, ishte theksuar se prioritet kryesor duhet të jetë zbatimi i plotë i Pakos së Tretë Energjetike të Bashkësisë Energjetike pa anulim të mëtejshëm. Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë mirë është i vendosur, megjithatë nevojitet t'i zgjerojë kompetencat e veta dhe të fus skemë të rotacionit për anëtarët e tij.

Nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ishte shprehur kënaqësia nga mundësia që më mirë të njihen me qëllimet e Bashkësisë Energjetike, si dhe shkallën e zbatimit të legjislacionit të Bashkësisë Energjetike në Republikën e Maqedonisë me ç'rast u prononcuan mendimet, propozimet dhe çështjet e propozuara. U theksua mendimi se në periudhën e ardhshme Republika e Maqedonisë duhet të kushtojë vëmendje të madhe në burimet e ripërtërira të energjisë, por për të nevojitet edhe qasja në fondet e BE-së për financimin e projekteve nga burimet e ripërtërira të energjisë. Nevojitet trajnimi për shfrytëzimin më efikas të energjisë nga burimet e ripërtërira, si dhe investime të mëdha në mbrojtjen e mjedisit jetësor nga puna e kapaciteteve të mëdha energjetike në Republikën e Maqedonisë. 

Gjithashtu, ishte theksuar se në periudhën e kaluar Republika e Maqedonisë iu qas liberalizimit gradual në tregun e energjisë elektrike deri në vitin 2020 për shkak të mbrojtjes së qytetarëve nga pikat eventuale të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, të cilat mund t'i shkaktojë liberalizimi. U theksua mendimi se nevojitet rritja e shumës së mjeteve buxhetore të dedikuara për subvencione për marrjen e energjisë elektrike nga panelet diellore.

Në periudhën e ardhshme, Republika e Maqedonisë duhet të kushtojë vëmendje të veçantë në shfrytëzimin më të mirë të kapaciteteve prodhuese. Drejtorit të Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike iu shtruan disa pyetje për përvojat në vendet tjera nga liberalizimi në tregun e energjisë elektrike, si dhe qasjet e mundshme të Republikës së Maqedonisë në fondet e ndryshme të cilat do të kontribuojnë për shfrytëzimin më të madh të burimeve të ripërtërira të energjisë dhe efikasitetit më të madh energjetik.    

Click