Aktivitete

E premte, 28 qershor 2019 

PROCESI I REFORMAVE NË MBROJTJEN DOEMOS DUHET TË VAZHDOJË PËR TË PASUR NJË ARMATË MODERNE DHE FLEKSIBILE 

Në kuadër të seminarit “Marrëdhëniet legjislative në mbrojtjen”, të organizuar nga Zyra për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri mbajti takim pune në të cilin u diskutua për procesin e riorganizimit dhe zhvillimit të sistemit të mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për ndryshimet dhe harmonizimet ligjore që dalin nga ai proces. 

Para të pranishmëve mbajtën fjalim: Frosina Tashevska-Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Dragan Nikoliq, sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut; nënkoloneli Stevan Naumovski nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut; nënkoloneli Kris Miçell nga Zyra për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes e SHBA-së; si dhe panelistët Glen Grant dhe Erik Lejde. 

Në mbledhjen u dha një vështrim i shkurtër mbi Pasqyrën strategjike të mbrojtjes (PSM), si projektim për zhvillim të ardhshëm dhe vazhdim të procesit të transformimit të mbrojtjes me qëllim krijimin e një armate moderne dhe fleksibile e përgatitur për t'u përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë. 

Gjithashtu, u diskutua për ndikimin e PSM-së mbi mbrojtjen dhe legjislativin, me theks të veçantë në ndryshimet ligjore, si dhe projeksionet e buxhetit për mbrojtjen të cilat deri në vitin 2024 duhet ta arrijnë standardin e NATO-s prej 2% të PBV-së.  Gjithashtu u theksua se rritja e buxhetit për mbrojtjen nuk duhet të shikohet vetëm si përmbushje e kriterit për hyrje në NATO, por edhe si mundësi për modernizimin dhe rritjen e funksionalitetit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Të gjithë pjesëmarrësit në mbledhjen ishin të njëzëshëm se procesi i reformave në mbrojtjen duhet të vazhdojë me bashkëpunim të vazhdueshëm të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kuvendit, ndërsa me mbështetje të ekspertëve të jashtëm dhe partnerëve të sigurisë, siç është SHBA-ja. 

 
a

Na ndiqni në: