Aktivitetet

E enjte, 14 nëntor 2019

PROGRESI I TË DREJTAVE REPRODUKTIVE SEKSUALE FILLON ME EMANCIPIMIN E FEMRAVE

Deputetet Jagoda Shahpaska dhe Liljana Popovska dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit dhe ish-deputete Cvetanka Ivanova, si përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 12 deri 14 nëntor 2019 morën pjesë në Samitin e Fondit për popullatën e Kombeve të Bashkuara, që mbahet në Najrobi, Keni.

Në kuadër të Samitit, i cili u fokusua në riafirmimin e angazhimeve nga agjenda e Konferencës ndërkombëtare për popullatën dhe zhvillimin dhe përshpejtimin e realizimit të programit të tyre aksional, u mbajt Forumi parlamentar treditor, në të cilin morën pjesë deputetet aktuale dhe ish-deputetet nga gjithë bota, të cilat punojnë në promovimin edhe të avancimit të shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe reproduktive.

Përfaqësueset e Maqedonisë, si anëtare momentale dhe ish-anëtare të Grupit parlamentar ndërpartiak për HIV dhe shëndet dhe të drejta seksuale dhe reproduktive, i cili ekziston në Kuvendin e Maqedonisë nga viti 2012, kishin mundësi ta prezantojnë tregimin e suksesshëm maqedonas në planin e barazisë gjinore, eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit mbi femrat, përfshirë edhe dhunën familjare. 

U theksua se progresi i të drejtave reproduktive seksuale fillon me emancipimin e femrave.   Prandaj, në Kuvendin e Maqedonisë para 16 vitesh u formua Klubi i deputeteve, i cili ishte kryesor për miratimin e shumë zgjidhjeve ligjore, siç janë ligjet për kuotat gjinore, skrining-testet falas për zbulim të hershëm të kancerit në gji dhe në qafën e mitrës, lufta kundër dhunës familjare dhe dhunës së bazuar gjinore, martesat e fëmijëve, reduktim të vdekshmërisë së të porsalindurve dhe të nënave.

Në forumin parlamentar, deputetet Shahpaska, Popovska dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Ivanova, informuan se në Kuvend është formuar edhe grupi për luftë kundër HIV-SIDËS, ndërsa që para tre vjetëve ekziston edhe grupi për të drejtat e personave të LGBT-së.  Këto grupe lobojnë dhe angazhohen për miratimin e ligjeve, masave dhe sigurimin e mjeteve buxhetore për qëndrueshmëri dhe realizim të masave dhe programeve të parapara preventive.

Në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të femrës, në Kuvendin e Maqedonisë u ratifikua Konventa e Stambollit, Ligji për parandalim të diskriminimit dhe Ligji për abort, që i jep femrës të drejtë të zgjedhjes.

Në fund të Forumit u miratuan angazhime të përbashkëta të vendeve pjesëmarrëse për arritjen e TRE ZEROVE, përkatësisht deri në vitin 2030 shkalla e vdekshmërisë së nënave, e dhunës së bazuar gjinore dhe praktikave të dëmshme dhe vdekshmërisë së të porsalindurve të jetë zero.  

Click