Aktivitetet

E enjte, 5 tetor 2017

PROMOVIMI I ARSIMIT SI GARANCI PËR STABILITET DHE ZHVILLIM 

Në Sesionin e vjeshtës së AP-së së OSBE-së, që mbahet nga 3 deri 5 tetor 2017 në Andorë, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z.  Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP-ja e OSBE-së); znj. Jagoda Shahpaska dhe z. Fadil Zendeli, anëtarë të Delegacionit. 

Në kuadër të Sesionit të vjeshtës u mbajtën: Konferenca parlamentare "Siguria në sferën e OSBE-së: sfida të reja dhe detyra të reja", mbledhja e Komitetit të Përhershëm të AP-së së OSBE-së dhe Forumi mediteran. 

Në debatin në Sesionin e tretë të Konferencës parlamentare, në të cilin u diskutua për promovimin e arsimit si garanci për stabilitet dhe zhvillim, mori pjesë deputetja Jagoda Shahpaska. Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë bën përpjekje serioze për avancimin e arsimit dhe në atë drejtim janë realizuar ose janë në realizim e sipër më shumë projekte të rëndësishme, e një pjesë e tyre realizohen në bashkëpunim me OSBE-në. Si shembuj e theksoi dokumentin "Hapat drejt arsimit të integruar në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë" dhe broshura "Me hapa të përbashkëta drejt arsimit", të cilat kontribuojnë për përmirësimin e klimës ndëretnike në institucionet arsimore. 

Ajo informoi se në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme janë formuar "Ekipe për integrim ndëretnike në arsimin" dhe potencoi se me ndryshimet e Ligjit për arsimin fillor dhe Ligjin për arsimin e mesëm nga korriku i vitit 2016 parashihet financimi i aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore të nxënësve, të cilat kontribuojnë për zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimin ndëretnik dhe tolerancës. 

Znj. Shahpaska nënvizoi se mbështetja e OSBE-së në fushën e intergimeve dhe multikulturalizmit është veçanërisht e rëndësishme dhe e mirëseardhur, sepse ky lloj i projekteve në masë të madhe kontribuojnë në stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve pjesëmarrëse në OSBE dhe arsimit i japin dimension human. 

Në mbledhjen e "Grupit për mbështetjen e rrugës së mëndafshit" që u mbajt në kuadër të Sesionit të vjeshtës të AP-së së OSBE-së, Delegacioni i Republikës së Maqedonisë u pranua njëzëri në anëtarësinë e këtij Grupi, bashkërisht me Delegacionin e Austrisë dhe Polonisë. Ky grup joformal, i cili momentalisht numëron 20 vende pjesëmarrëse, ka për qëllim ta mbështesë zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, në bazë të respektimit të plotë të principeve udhëheqëse për marrëdhëniet ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, të përcaktuara në Aktin përfundimtar të Helsinkit. Grupi paraqet platformë për promovimin lidhjeve të ndërsjella të dobishme ekonomike dhe tregtare, veçanërisht me promovimin e lidhshmërisë përmes zhvillimit të korridoreve multimodale transportuese, masa për lehtësimin e transportit dhe tregtisë, promovimin e qarkullimit të lirë dhe të sigurt të personave, mallrave, shërbimeve dhe investimeve në pajtim me kornizat e rëndësishme juridike, të drejtat dhe obligimet ndërkombëtare të OSBE-së. 

Click