Aktivitetet

E hënë, 26 mars 2018, Gjenevë 

PSE FEMRAT ENDE NUK JANË TË PËRFAQËSUARA MJAFTUESHËM NË POLITIKË? 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në Asamblenë  e 128-të të Unionit Ndërparlamentar (UNP), që mbahet nga 24 deri 28 mars 2018 në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës.  Delegacionin e përbëjnë:  mr. Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shef i Delegacionit, z. Tomisllav Tuntev, z. Jovan Mitreski, z. Dimitar Stevananxhija, z. Rexhail Ismaili, z. Afrim Gashi dhe znj. Juliana Nikollova, anëtare e Delegacionit dhe znj. Cvetanka Ivanova, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  

Në Asamblenë e 138-të të UNP marrin pjesë afro 1500 përfaqësues prej mbi 140 vende anëtare të BE-së, si dhe 67 kryetarë të parlamenteve. Në fokusin e debatit janë përforcimi i regjimit global për migrantë dhe refugjatë; ruajtja e paqes si mjet për arritje të zhvillimit të qëndrueshëm; përfshirja e sektorit privat në implementimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së, veçanërisht në fushën e energjive të ripërtërishme; përforcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar për migrim dhe menaxhim me migrimin, me perspektivë për miratimin e Kompaktit global për migrim të sigurt dhe të rregullt; ndjekja parlamentare e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe ngjashëm. 

Në kuadër të Asamblesë së 138-të, më 24 mars 2018 u mbajt mbledhje në "Forumin e femrave parlamentare", ku, mes tjerash, u mbajt edhe debat me temë: "Pse femrat ende nuk janë të përfaqësuara mjaftueshëm në politikë?". 

Në debatin mori pjesë deputetja znj. Juliana Nikollova, e cila vlerësoi se shkaqet për përfaqësimin e pamjaftueshëm të femrave në politikë janë të ndryshme: kultura politike e vendit dhe mentaliteti, motivimi i femrave për t'u kandiduar, organizimi, forca e lëvizjes së femrave, sistemi i votuesve, ekzistimi i kuotave, shkaqet socioekonomike, sistemi shëndetësor dhe ngjashëm. Ajo u përqendrua në gjendjet në Maqedoninë, duke informuar se nga gjithsej 120 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, 45 janë femra, që është 37,5% dhe është progres i konsiderueshëm në lidhje me të kaluarën. 

Deputetja Nikollova vlerësoi se numri i femrave të zgjedhura në Kuvend ka rëndësi, vetëm nëse ka efekte nga veprimi i tij. Në rastin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kjo manifestohet me aftësinë e lartë për bashkëpunim mbipartiak. Në Kuvendin funksionon Klubi i deputeteve, ku parlamentaret bashkëpunojnë shkëlqyeshëm, ndërtojnë ura dhe lobojnë për interes të përbashkëta. Klubi ka mbështetje të madhe edhe nga kolegët meshkuj, e veçanërisht nga kryetari i Kuvendit, në lidhje me realizimin e idesë për dhomë të femrës - vend për shoqërim dhe biseda të hapura ndërmjet femrave parlamentare. 

Znj. Juliana Nikollova theksoi se është me rëndësi që femrat politikane t'i reflektojnë vlerat dhe angazhimet e tyre në partitë politike dhe në shoqërinë, të tregojnë se procesi i përfshirjes së numrit më të madh të femrave në politikë është inkluziv dhe nënkupton partneritet me meshkujt, si dhe se meshkujt dhe femrat bashkërisht duhet të ndërtojnë shoqëri të suksesshme, me përfshirje plotësisht të barabartë të të gjitha faktorëve në të. 

Unioni ndërparlamentar, i themeluar në vitin 1889, është organizata më e vjetër multilaterale dhe asociacioni më i madh ndërparlamentar, në të cilin janë anëtarë 178 parlamente nacionale dhe 12 asamble parlamentare ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë ka status të mbikëqyrësit të vazhdueshëm në Organizatën e kombeve të bashkuara.  

Click