Aktivitetet

E enjte, 5 shtator 2019

SHQYRTIMI I PROPOZIM-STRATEGJISË SË KOMUNIKIMIT TË KLUBIT TË DEPUTETEVE

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dje e shqyrtoi propozim-strategjinë e komunikimit, që u përgatit në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup.

Takimin e hapi kryetarja e Klubit, Gjylymser Kasapi, e cila potencoi rëndësinë e përgatitjes së këtij dokumenti me të cilin do të arrihet përforcimi i kapaciteteve të Klubit në realizimin e qëllimeve të tij. 

Strategjinë e prezantoi eksperti Goce Paçemski, duke u nisur nga rezultatet nga analiza e gjendjes dhe perceptimit për Klubin e deputeteve te përfaqësuesit e organizatave partnere dhe faktorët tjerë shoqërorë, si dhe mënyra e deritanishme e funksionimit të Klubit dhe qëllimet e saj programore.

Ky dokument bazohet në principin e ndërtimit të partneriteteve dhe realizimit të bashkëpunimit të volitshëm të ndërsjellë me organizatat, institucionet, grupet dhe ekspertët e veçantë dhe personalitetet me ndikim në shoqërinë që kanë aspirata, interesa dhe qëllime të ngjashme dhe të njëjta të veprimit me Klubin e deputeteve.

Pas prezantimit u zhvillua diskutim në të cilin deputetet dhanë sugjerime dhe vërejtje në drejtim të plotësimit dhe përmirësimit të strategjisë, e cila e plotësuar në këtë mënyrë në periudhën e mëtutjeshme do të miratohet në version final. 

Click