Aktivitetet

E hënë, 10 dhjetor 2018 

Ta evropianizojmë Ballkanin, e mos ta ballkanizojmë Evropën 

Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë realizoi takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi. 

Në emër të Grupit Parlamentar, kënaqësi nga takimi dhe falënderim për mbështetjen e parezervë nga vendi-anëtar i NATO-s, mik dhe fqinj, shprehu deputetja Beti Rabaxhievska Naumovska.

Një shoqëri për të gjithë është qëllimi ynë, me respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, tha Rabaxhievska Naumovska. Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe multietnike, ajo përmendi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen me Bulgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës. Në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut, është miratimi i Ligjit për pakica në Republikën e Shqipërisë në vitin 2017, duke e përfshirë pakicën maqedonase. Kuvendi dhe Qeveria mbesin të përkushtuar në proceset reformuese eurointegruese, me qëllimin e fundit fillimi i negociatave me BE-në në qershor. Me rëndësi është mbështetja e Republikës së Shqipërisë për Rajonin e Ohrit, ndërsa në dobi të përforcimit të bashkëpunimit reciprok, nevojitet fokus i rritur në infrastrukturë dhe tregti, theksoi deputetja Rabaxhievska Naumovska.

Në vizitën e tij të parë në Republikën e Maqedonisë si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ruçi, shprehu entuziazëm nga arritjet dhe ngritjen mbi problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë në periudhën e kaluar. Gjithashtu, ai uroi për Marrëveshjen me Greqinë, për angazhimet e bëra për zgjidhjen e kontestit me emrin. Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria na jep mbështetje të pakusht në këtë rrugë, dhe bashkërisht ta kalojmë rrugën drejt BE-së deri në qershor. 

Të gjithë gjendemi në barkën e njëjtë - ose do të ngjitemi në breg ose do të fundosemi. Ta evropianizojmë Ballkanin, e mos ta ballkanizojmë Evropën - përfundoi Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi.   

Click