Aktivitetet

E mërkurë, 24 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës Sh.S. Jin LIshian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi realizoi takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S. Jin Lishian, misioni diplomatik i së cilës përfundon në fund të muajit korrik. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski dhe kryetarja e Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës Vladanka Aviroviq.  

Në takimin lamtumirës, Kryetari Xahferi shprehu mirënjohje ndaj Ambasadores Jin për punën e saj gjatë mandatit, në të cilin nëpërmjet aktiviteteve konkrete u dha kontribut i rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Në këtë drejtim, edhe vizita oficiale në Republikën Popullore të Kinës nga ana e delegacionit të lartë nga Kuvendi i paraprirë nga Kryetari Xhaferi, e realizuar në mesin e muajit qershor u vlerësua si hap i rëndësishëm i cili i ngriti marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve në një nivel më të lartë, dhe i përforcoi marrëdhëniet ndërmjet trupave ligjvënës të dy shteteve. 

Ambasadorja Jin theksoi se gjatë shërbimit të saj diplomatik trevjeçar u realizuan shumë projekte të përbashkëta, si projektet për zhvillimin e arsimit dhe gjithsesi ndërtimi i dy autostradave, prej të cilave njëra Miladinovcë - Shtip është finalizuar, ndërsa ndërtimi i autostradës Kërçovë - Ohër vazhdon, pas aprovimit të linjës kreditore nga qeveria kineze. 

Të dyja palët shprehën bindjen se, miqësia dhe bashkëpunimi tradicional ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës që ka baza shumë të fuqishme do të vazhdojë, si në kuadër të Procesit për bashkëpunim të 17 shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe RP të Kinës, ashtu edhe në nivel bilateral. 

Në fund të takimit, Kryetari Talat Xhaferi, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasadores Jin i ndau Mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e saj në promovimin e bashkëpunimit dhe ndërtimit të urave ndërmjet dy shteteve.  


Click