Aktivitetet

E mërkurë, 11 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës në RMV, Sh.T. Dirk Jan Kop

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. T. Dirk Jan Kop, Kryetari Xhaferi i uroi mandat të suksesshëm mysafirit dhe shprehu mirënjohje deh kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadorin e mëparshëm.

Në takim u këmbyen më shumë informacione për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në planin e eurointegrimeve, si edhe qëndrimi i Mbretërisë së Holandës në drejtim të përpjekjeve dhe angazhimeve tona për të fituar datë për fillimin e negociatave me BE në tetor, muajin e ardhshëm.

Kryetari Xhaferi theksoi se, gjithë ajo që ishte kyçe dhe që u kërkua prej nesh nga ana e institucioneve të BE e kemi përfunduar, respektivisht kemi mbyllur çështje të mëdha dhe dhamë kontribut serioz në stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin, dhe në këtë drejtim presim kjo të pranohet dhe të verifikohet nga ana e Këshillit të Evropës në tetor. Me këtë rast, konfirmoi se Kuvendi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme të jetë institucion i hapur dhe transparent, do të vazhdojë bashkëpunimi me opozitën dhe ai, edhe në të ardhme, si Kryetar i dhomës ligjvënëse, do të vazhdojë të jetë neutral në raport me relacionet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, për çka ka mbështetje të fuqishme.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Sh.T. Dirk Jan Kop, falënderoi për mundësinë për takim me Kryetarin Xhaferi dhe për pranimin  ngrohtë dhe miqësor në vendin tonë, me shpresë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, edhe në periudhën e ardhshme do të thellohen dhe përforcohen në gjitha nivelet. Ai nënvizoi se si ambasador, gjatë mandatit të tij do të tentojë të ndihmojë në intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, si edhe të bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me çështjen e mbështetjes nga Holanda për vendin tonë për marrjen e datës për fillimin  negociatave, ambasadori theksoi se Holanda i vlerëson përpjekjet individuale të vendeve kandidate, i mbështet reformat që ndërmerren nga ana e institucioneve vendore dhe beson se mund i investuar do të rezultojë pozitivisht për vendin por, para së gjithash, për të gjithë qytetarët që u përcaktuan për këtë dhe e mbështesin në përqindje të madhe anëtarësimin tonë në BE dhe NATO.  

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Holandës do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me dinamikë intensive.                                                                                                                                                                                                                                                                                                             

Click