Aktivitetet

E enjte, 6 dhjetor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me Delegacionin nga Bundestagu gjerman  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, bashkë me Sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-njën Cvetanka Ivanova, sot realizuan takim me anëtarët e Komisionit të Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë për zgjedhjen e bursistëve nga Republika e Maqedonisë për programin IPS. Në takim ishin të pranishëm deputeti gjerman, z. Shtefan Albani dhe anëtarët e komisionit, d-r Andeas Trampe nga administrata e Bundestagut, si edhe prof. d-r Elmar Kulke, dekan i Universitetit Humbolt në Berlin. 

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, shprehu kënaqësi të madhe për realizimin e bursës parlamentare IPS në Bundestag, me çka drejtpërdrejtë kontribuohet që njerëzit e ri të bëhen ura ndërmjet parlamenteve a njëkohësisht edhe pjesëmarrës në reformat e duhura për proceset eurointegruese. Zhvillimi i bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun në të gjitha nivelet është me rëndësi të jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, veçanërisht ndihma nëpërmjet ekspertizës në lidhje me rolin e Kuvendit në negociatat për anëtarësim në BE, theksoi kryetari Xhaferi. Ai i informoi të pranishmit për procesin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe rrumbullakimin e tyre në fillim të vitit të ardhshëm për anëtarësim në NATO, si edhe për proceset reformuese që rrjedhin nga Plani 3-6-9 dhe proceset që presin në kuadër të Planit 18 për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Z. Shtefan Alban shprehu mahnitje nga cilësia e kandidatëve të cilët janë paraqitur nga Republika e Maqedonisë për bursën parlamentare në Bundestag dhe dëshira e tyre të kthehen dhe përvojat dhe njohuritë e tyre ti transferojnë në vendin e tyre. Në raport me proceset eurointegruese, si anëtar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor dhe Grupit Parlamentar për Miqësi për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, ku edhe bën pjesë Republika e Maqedonisë, shprehu mbështetje të tyre të plotë për të gjitha hapat e ndërmarra në periudhën e kaluar në drejtim të përparimit të aspiratave euroatlantike të vendit, veçanërisht Marrëveshjes së nënshkruar me Republikën e Greqisë dhe zbatimin e plotë të saj. Z. Albani ofroi mbështetje të plotë dhe ndihmë për kolegët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë rrugëtim.

Të pranishmit u pajtuan se bashkëpunimi duhet të intensifikohet në të gjitha nivelet, sidomos në nivel të komisioneve parlamentare por, edhe në nivel të mbështetjes dhe ndihmës për administratën parlamentare, nëpërmjet këmbimit konkret të mendimeve dhe përvojave për kapitujt pas fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.  

Click