Aktivitetet

E enjte, 12 prill 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN NGA BUNDESTAGU GJERMAN  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian nga Bundestagu i Republikës Federale të Gjermanisë, të paraprirë nga kryetari i Komisionit, z. Ginter Krihbaum, i shoqëruar nga z. Harald Vejer dhe z. Tomas Haker. 

Kryetari Xhaferi i konstatoi marrëdhëniet bilaterale intensive të shkëlqyera dhe të vazhdueshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë dhe e përshëndeti faktin që Gjermania, përveç asaj që është përkrahës i fuqishëm i bashkimit të kontinentit evropian, gjithashtu është edhe partneri tregtar më i madh dhe një nga partnerët bilateral zhvillimor më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të mbrojtjes, bashkëpunimi është në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe falë mbështetjes së saj, Maqedonia filloi të marrë pjesë aktive në misionet paqësore "ISAF" dhe "Mbështetja e vendosur" në Afganistan. Përveç kësaj, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e përshëndeti nismën e kancelares Merkel për procesin e Berlinit, qëllimi i të cilit është të futet një dinamikë më e madhe në procesin eurointegrues dhe ndërlidhje më e madhe ekonomike dhe infrastrukturore e vendeve në rajon, a edhe hapjen e zyrës për të rinj RIKO në Tiranë, sipas modelit francez - gjerman, për pajtim post-konflikti në rajon. Në pjesën e bashkëpunimit parlamentar, kryetari Xhaferi i informoi për programin IPS për stazhin e kuadrove të rinj në Bundestagun gjerman,, a i informoi të pranishmit edhe për proceset aktuale reformuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe rrumbullakimin e pakos së reformave që rrjedhin nga Plani 3-6-9 me përkrahjen e opozitës. Në vazhdim, fliste edhe për hapat e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë.  

Z. Krihbaum, duke u falënderuar për mundësinë për realizimin e takimit të sotëm, u shpreh veçanërisht pozitivisht për programin IPS dhe për mundësinë që bursistët të vizitojnë trajnim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, para largimit të tyre në Gjermani. Ai apeloi për bashkëpunim më të madh me opozitën dhe për dialog politik në raport me proceset eurointegruese, për të cilat duhet të ekzistojë interes mbi-nacional dhe mbi-partiak, ndërmjet të gjithë komponentët, që para së gjithash shkon në favor të gjeneratave të reja në vend dhe perspektivën evropiane të vendit.  

Në fund të takimit, z. Krihbaum e konfirmoi mbështetjen e Bundestagut në të cilin shumica e deputetëve janë për proceset eurointegruese a edhe mbështetjen e përgjithshme të Republikës Federale të Gjermanisë për anëtarësimin Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO.  

Click