Aktivitetet

E mërkurë, 12 qershor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi, me Jeronim Bazo, drejtorin e RAKVIAK - ut, Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e pranoi Gjeneralin Jeronim Bazo, drejtor i RAKVIAK - ut, Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë.

Kryetari Xhaferi, u zotua për thellimin e bashkëpunimit të vendosur me Qendrën Rajonale për Kontrollin dhe Verifikimin e Armatimit dhe ndihmën në implementimin. Njëkohësisht, ai vu aksent mbi parimet për të cilat angazhohet RAKVIAK a për të cilat jemi të gjithë të një mendimi se duhet ti respektojmë, si anëtare të RAKVIAK-utr por edhe si faktorë që duhet të japin kontribut të fuqishëm në sigurinë rajonale.

Gjatë takimit, Gjenerali Bazo shprehu kënaqësi të madhe për takimin e realizuar  dhe njëkohësisht drejtoi falënderim për konferencën e suksesshme të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RAKVIAK-ut, që u mbajt vitin e kaluar në Shkup. Drejtori Bazo i vlerësoi pozitivisht rrjedhat aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tha se ky është shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjitha shtetet.

Në vazhdim, të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe shprehën besim në bashkëpunimin mëtutjeshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RAKVIAK-ut në të ardhme.

Click