Aktivitete

E martë, 11 qershor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, Andrej Babish 

Kryetari i Kuvendi ttë Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, Andrej Babish, i cili është në vizitë oficiale dyditore në vendin tonë. 

Kjo vizitë, tha Xhaferi, paraqet mundësi të shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit të vendosur dhe për realizimin e projekteve konkrete, siç është për shembull bashkëpunimi policor i cili tregon rezultate të shkëlqyera. Koncepti i këtillë i suksesshëm i bashkëpunimit mund të aplikohet edhe në sektorin e mbrojtjes.

Njëkohësisht, ai shprehu falënderim për ndihmën dhe pjesëmarrjen  e nëpunësve policorë çekë në mbikëqyrjen e kufirit jugor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe për donacionet financiare të ndara deri më tani nga Republika e Çekisë.  

Kryetari Xhaferi, potencoi se ratifikimi i protokollit aderues është në rrjedhë në vendet - anëtare të NATO-s. Deri tani, 16 vende e kanë ratifikuar, me shpresë se deri në fund të vitit Republika e Maqedonisë së Veriut edhe oficijalisht do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Ai falënderoi që procedura qeveritare në drejtim të ratifikimit të protokollit aderues tani më është përfunduar dhe shprehu bindje se parlamenti çek do e përfundojë procesin e ratifikimit deri në fillim të pushimit veror këtë vit. 

Në takim, Kryeministri Babish theksoi se dinamika e vizitave në nivel qeveritar dhe parlamentar flet për trendin pozitiv të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve miqësore. Ai tha se do e transmetojë mesazhin e rëndësisë së anëtarësimit tonë në NATO në Parlamentin e Republikës së Çekisë. Sa i takon BE-së, Babish rikujtoi se funksionarët e lartë të BE-së Marrëveshjen e Prespës e përshkruan si një nga arritjet më të rëndësishme, ashtu që pret vendim pozitiv në drejtim të hapjes së negociatave. 

Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç mbështetjes së Republikës së Çekisë, e ka e dhe mbështetjen e Grupit të Vishegradit. 

Në vazhdim, të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, me ç'rast u  tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është një biznes destinacion atraktiv, për të cilën gjë kompanitë çeke duhet ti shfrytëzojnë volitshmëritë për investim në zonat tona teknologjike - industriale - zhvillimore, si edhe politikën e volitshme tatimore. 




 
a

Na ndiqni në: