Aktivitetet

E enjte, 13 korrik 2017 

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesin e UNICEF në Maqedoni, z. Benxhamin Perks

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me përfaqësuesin e sapoemëruar të UNICEF në Republikën e Maqedonisë, z. Benxhamin Perks. Në fillim të takimit Kryetari Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje, punë të suksesshme dhe të frytshme gjatë kohës së mandatit të tij. 

Kryetari Xhaferi theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me UNICEF në suazat e Memorandumit për bashkëpunim, me të cilin mundësohet interesat e fëmijëve të merren parasysh gjatë miratimit të zgjidhjeve cilësore ligjore në pajtim me Konventën e KB për të drejtat e fëmijëve. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i hapur për bashkëpunim me organizatat partner të UNICEF-it, që punojnë në sferën e avancimit të së drejtave dhe statusit të fëmijëve në shoqërinë. 

Nga ana e vet, përfaqësuesi i Fondit Ndërkombëtar për Fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara për situata urgjente, z. Benxhamin Perks, theksoi se UNICEF do t’i mbështet reformat e domosdoshme për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve. 

Gjatë kohës së takimit, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për prioritetet urgjente të kësaj organizate ndërkombëtare në vend, që kanë të bëjnë me çështjet për shkallën e lartë të vdekshmërisë te fëmijët, inkluzionin e pamjaftueshëm të fëmijëve në arsimin parashkollor në krahasim me mesataren evropiane, akomodimin e fëmijëve pa prindër nga mosha më e re, emigracionin si dhe gjendjen e fëmijëve nga komuniteti rom në Maqedoni.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit ishin të mendimit se debati në lidhje me këto çështje duhet të vazhdojë edhe në nivel të trupave punues amë dhe nëpërmjet mundësisë për organizim të debateve publike. 

Click