Aktivitete

Е hënë, 29 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Shalanda Jang, drejtore e Sektorit të Komisionit për Buxhet në Dhomën Përfaqësuese në SHBA dhe z-njën Kristi Xh. Antoni, udhëheqëse e Seksionit për Planifikim Buxhetor                                          

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut TalatXhaferi me delegacionin e përfaqësuesve të sektorit buxhetor në Dhomën Përfaqësuese në SHBA, z-nja Shalanda Jang dhe z-nja Kristi Xh. Antoni, u këmbyen disa informata dhe mendime të Kryetarit rreth përcaktimit tonë të mëtutjeshëm të përbashkët për pavarësimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhoma më e lartë ligjvënëse dhe për pavarësinë e tij më të madhe në kuadër të sistemit politik në vend. 

Gjegjësisht, duke u uruar mirëseardhje mysafirëve, Kryetari Xhaferi e theksoi komunikimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm të fuqishëm dhe intensiv me Dhomën Përfaqësuese në SHBA dhe shprehu shpresë së ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhme. Pavarësimi i Kuvendit dhe pavarësinë e tij më të madhe nga pushtetet tjera, Kryetari i Kuvendit e sheh në aspekt të pavarësisë administrative, buxhetore dhe të sigurisë. Në aspektin buxhetor, do të zvogëlohej në të ardhme ndikimi politik i Qeverisë mbi vendimet e Kuvendit, ndërsa në aspektin administrativ, do të rritej liria buxhetore në marrjen e vendimeve për të punësuarit në Kuvend, respektivisht administrata e Kuvendit do të ishte më e motivuar për kryerjen më të mirë dhe më cilësore të obligimeve të veta, theksoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në aspektin e sigurisë, Kryetari informoi se në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të kërkohet zgjidhja më e mirë e mundshme.   

"Sa i takon rrugës sonë euroatlantike, ecim përpara dhe siç e dini, jemi para dyerve të NATO-s dhe presim që në samitin e NATO-s në Londër në fund të vitit të bëhemi anëtare e 30-të a jemi optimistë se në tetor do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE", tha Kryetari Xhaferi.    

Mysafirët nga Dhoma Përfaqësuese e SHBA falënderuan për takimin me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe po ashtu shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke pohuar me këtë rast se nuk është lehtë të udhëhiqet një institucion siç është Kuvendi pa pasur pavarësi më të madhe nga pushteti ekzekutiv dhe i drejtuan urime kryetarit për udhëheqjen e deritanishme. Gjithashtu shprehën gatishmëri që në takimet që do i kenë këto ditë në Kuvend, me përfaqësuesit e sektorit financiar, të këmbejnë përvoja dhe të japin kontribut sa më të madh në përforcimin e mëtutjeshëm të pavarësisë buxhetore institucionale të Kuvendit. 

Në fund bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi me Dhomën Përfaqësuese e SHBA në të gjitha nivelet duhet të vazhdojë edhe më tutje. 


 
a

Na ndiqni në: