Aktivitetet

E enjte, 17 janar 2019

Takim i kryetarit Xhaferi me z. Romano Prodi, fitues i Çmimit botëror për humanizëm 2019   

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi kishte takim me z. Romano Prodi, i cili aktualisht është profesor universitar ndërsa paraprakisht dy herë ka qenë kryeministër i Italisë dhe ka qenë kryetar i mëparshëm i Komisionit Evropian. Shkas për këtë takim është nominimi i z. Prodi për pranimin e Çmimit botëror për humanizëm për vitin 2019, çmim i vendosur nga Akademia e Ohrit për Humanizëm dhe i cili i ndahet për kontributin e tij unik për perspektivën e civilizimit bashkëkohor. 

Kryetari Xhaferi në fjalën e tij hyrëse theksoi se ky çmim vjen në kohën e vërtetë, te njeriu i vërtetë, duke e pasur parasysh atë se z. Prodi ka qenë pjesë e kryesisë së Bashkimit Evropian në momentet me të vërtetë kritike për rajonin tonë, dhe kjo është vënia e kurorës mbi kontributin e tij human. Në vazhdim, kryetari i Kuvendit e informoi bashkëbiseduesin për zhvillimet aktuale politike, respektivisht për angazhimin e koalicionit të ri qeveritar për vendosjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët, me qëllim të zhvillimit të papenguar të integrimeve euroatlantike të vendit me ç'rast z. Prodi pohoi se Republika e Maqedonisë duhet përsëri të vihet në rreshtin e  parë për aderim në Bashkimin Evropian për arsye se procesi është filluar moti dhe tani vetëm duhet të vazhdohet ndërsa ai do e shfrytëzojë gjithë kapacitetin e tij në këtë drejtim. 

Kryetari Xhaferi pohoi se tani të gjitha forcat  do të drejtohen kah përmbyllja e kapitujve dhe kah çështjet ekonomike për arsye se, kur politika e hap rrugën për ekonominë, atëherë përfitimet janë reale dhe të dukshme për qytetarët. Z. Prodi, i udhëhequr nga përvoja e tij, u pajtua se vendet e vogla edhe më shumë i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi në Union. 




Click