Aktivitetet

E premte, 11 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin bullgar Angelov 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim pune me ambasadorin bullgar në Republikën e Maqedonisë, SH.S.Z. Angel Angelov. Në takim u bisedua për rrjedhën e procedurës së ndryshimeve kushtetuese dhe për fazat e ardhshme të implementimit të Marrëveshjes së Prespës që do të mundësojë përmbushje të kushteve për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave për fillimin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky takim është edhe një në sërën e takimeve të parapara me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.   

Click