Aktivitetet

E martë, 15 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me U.D. ambasadore malazezase Milaçiq 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim pune me U.D. ambasadoren malazezase në Republikën e Maqedonisë, SH.S.Z-njën Jelena Milaçiq. Takimi ishte informativ, bisedohej për aktualitetet në shtëpinë ligjvënëse, respektivisht ndryshimet kushtetuese dhe fazat e ardhshme të implementimit të Marrëveshjes së Prespës që do të mundësojë përmbushje të kushteve për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave për integrim në Bashkimin Evropian. Ky takim është edhe një në sërën e tremba akimeve të parapara me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.   

Click