Aktivitetet

E shtunë, 21 prill 2018

TAKIME TJERA TË KRYETARIT XHAFERI NË KUADËR TË VIZITËS OFICIALE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 

Në vazhdim të vizitës oficiale të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Republikën e Turqisë, u realizuan edhe dy takime tjera në Stamboll ku gjithashtu merrnin pjesë edhe anëtarët tjerë të delegacionit, respektivisht, z. Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit, z. Enes Ibrahim, kryetar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë dhe z. Jusuf Hasani, anëtar i Grupit parlamentar për bashkëpunim. 

Takimi i parë ishte në fakt darkë pune të cilën e organizoi z. Bilal Kara, kryetar i Këshillit Afarist Turqi – Maqedoni i Bordit për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike të Republikës së Turqisë, (DEIK), që është në suaza të Ministrisë së Ekonomisë. Në darkë ishin të ftuar përfaqësues të kompanive që veç më janë të pranishme me përfaqësi të veta të suksesshme në Republikën e Maqedonisë dhe kompani që janë të interesuara ta zgjerojnë biznesin e vet në Maqedoni dhe në rajon, të udhëhequra nga eksperiencat pozitive të të tjerëve.

Kryetari Xhaferi, në fjalën e vet përshëndetëse, konstatoi se kjo përbërje mahnitëse e përfaqësuesve të biznesit vetvetiu flet për faktin se Maqedonia është vend konkurrent për biznes që ofron kushte me të vërtetë të volitshme për investitorët e huaj dhe investimi i të cilëve është  i mbrojtur me ligjet në fuqi të cilat me ndryshimet e fundit ofrojnë kushte të barabarta për të gjithë investuesit, ato të huajt dhe ato vendorë. Përveç rregullativës ligjore, një nga faktorët më të rëndësishëm për atraktivitetin e vendit është stabilizimi pas një krize më të gjatë politike, ndërsa marrja e Progres raportit pozitiv, të pakushtëzuar, dinamika dhe aktiviteti i zmadhuar në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore janë gjithashtu në favor të këtij atraktiviteti për investim.

Z.Bilal Kara theksoi se  qëllimi i Këshillit Afarist Turqi – Maqedoni i Bordit për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike (DEİK), është ta informojë sektorin privat në Turqi për mundësitë për investim në Maqedoni dhe për politikat e reja ekonomike ndaj investimeve të huaja dhe pikërisht për këtë ky takim është i rëndësishëm, për arsye se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve duhet ta përcjellë shembullin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike. Aktualisht, Turqia është në vendin e gjashtë prej top 20 vendeve me hyrjet e përgjithshme në Maqedoni. Këmbimi tregtar është 462 milionë dollarë, mirëpo z. Kara theksoi se sfidë e kanë arritjen e këmbimit tregtar deri në një miliardë dollarë amerikanë në vit. Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi nënvizoi se edhe Parlamenti, edhe Qeveria do të bëjnë çmos që është në fuqinë e tyre për ta lehtësuar bashkëpunimin ekomomik. Në favor të këtij përcaktimi është afërsia gjeografike, ndërlidhja e mirë infrastrukturore me vendet fqinje a risi është edhe linja më e re ajrore ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë. 

Në suazat e vizitës oficiale në Republikën e Turqisë u realizua edhe takim me përfaqësues të diasporës nga Republika e Maqedonisë në Stamboll. Në takimin në organizim të Shoqatës së diasporës nga Gostivari ishin të ftuar edhe përfaqësues të Fondacionit të rumelive në Stamboll, Federata e diasporës nga Rumelia, Shoqëria e diasporës nga gjithë Ballkani, Shoqëria e diasporës nga Rumelia – Rami, Shoqata e diasporës nga pjesa aziatike, Shoqata e gostivarasve nga Kadikjoj, Shoqata e diasporës nga Kagithane dhe përfaqësues të pushtetit lokal në komunën e Stambollit, Ejup. 

Takimi zhvillohej në atmosferë të ngrohtë dhe të sinqertë, ndërsa kryetari Xhaferi nënvizoi se, Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Turqisë i ndërlidhin lidhje historike, familjare dhe kulturore dhe në këtë drejtim, diaspora paraqet hallkë të rëndësishme në miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve, kurse fakti që ato janë aq mirë të integruar dhe të etabluar në shoqërinë turke flet për atë se ky nënqiell është i hapur dhe kozmopolit. 

Me këtë takim u rrumbullakua vizita oficiale e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Republikën e Turqisë.  

Click