Aktivitetet

E martë, 5 shkurt 2019 

TAKIMI I DELEGACIONIT TË KUVENDIT ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË IEQ, ROBERTO ANTONJONE 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP IEQ) sot realizoi takim me Roberto Antonjone, sekretar i përgjithshëm i IEQ. 

Në takimin ishin të pranishëm shefi i Delegacionit, Fadil Zendeli dhe anëtarët Elizabeta Kançevska-Milevska dhe Mirsada Emini-Asani. 

Në fjalimin e tij hyrës, Zendeli shprehu falënderim për këtë takim, njëkohësisht ia uroi senatorit Antonjone zgjedhjen në funksionin sekretar i përgjithshëm në periudhën kur shënohen 30 vjet nga formimi i kësaj Iniciative, ndërsa Republika e Italisë është kryesuese me IEQ për vitin 2019. 

Zendeli theksoi se si shtet në këtë periudhë u ballafaquam me shumë sfida, duke përkujtuar çështjen e emrit me Republikën e Greqisë, proces i cili u zgjidh përfundimisht në mënyrë të suksesshme, të cilën e përshëndeti edhe sekretari i përgjithshëm Antonjone, duke e theksuar si shembull i mirë i bashkëpunimit me fqinjët dhe vendet në Rajon për atë se si mund të zgjidhet një çështje në mënyrë diplomatike dhe positive. 

Senatori Antonjone e përshëndeti nënshkrimin e djeshëm të protokolleve të NATO-s, si moment i rëndësishëm për stabilitetin e Rajonit dhe shprehu gatishmëri për mbështetje të plotë të procesit nga ana e IEQ. 

Në fund të takimit, Zendeli theksoi se në të ardhmen do të bëhen përpjekje për bashkëpunim sa më të madh, që Maqedonia të japë kontribut dhe të marrë pjesë në të gjitha iniciativat e IEQ-së dhe të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve të ardhshme. 

Click