Aktivitetet

E enjte, 12 prill 2018 

TAKIMI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME KOLEGËT NGA BUNDESTAGU 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi bashkë me anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, sot u takua me homologët nga Komisioni për Çështje të BE-së pranë Bundestagut të Gjermanisë, të udhëhequr nga kryetari z. Ginter Kribhaum.  Përveç Krihbaumit (CDU), në përbërje të Delegacionit ishin edhe deputetët Heralld Vejll (AfD) dhe Tomas Haker (FDP). 

Z. Grubi theksoi se vizita e kolegëve gjermanë është në kohë të duhur dhe është shumë e nevojshme për vendin tonë sepse vjen nga një vend kryesor anëtar i BE-së dhe mik i madh i Maqedonisë dhe Rajonit. 

Ai njoftoi kolegët e tij gjerman me finalizimin e sotëm të planifikuar të aktiviteteve reformuese të vendit në dritën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, por edhe më gjerë, në kontekst të rolit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. 

Në atë kontekst, z. Grubi e përshëndeti kthimin e opozitës prapa në punën e Parlamentit me ç'rast pikërisht në mbledhjen e stome parlamentare, në frymën e konsensusit dhe në interes të ardhmërisë së Republikës së Maqedonisë, do të miratohet pakoja e projekteve tjera ligjore, me çka do të finalizohen sferat kryesore reformuese. 

Grubi theksoi edhe aktivitetet që ndërmerren në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimit rreth emrit, si dhe avancimit të përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, me ç'rast shprehu optimizëm se zgjidhja është më afër se kur.  Ai shtoi se suksese kryesore të kësaj shumice parlamentare janë edhe finalizimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit përmes arritjes së barazisë gjinore dhe marrëveshjes së mirë fqinjësore me Bulgarinë. 

Në takimin me kolegët e tij gjermanë, që u mbajt para publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë z. Grubi theksoi bindje se vendi do të marrë rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar për fillimin e negociatave dhe kërkoi ndihmë nga Gjermania për marrje edhe të datës për negociata këtë vit, por edhe për ftesë për anëtarësim në NATO në Samitin e Aleancës që do të mbahet në korrik. 

Në takimin deputetët shprehën kënaqësi nga angazhimi i ndërsjellë për futje të një dinamike të re në dialogun politik, i cili është në funksion të pasurimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë. 

Gjithashtu, erdhën në përfundim se bashkëpunimi parlamentar doemos duhet të thellohet, u shpreh falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e Gjermanisë për integrimet evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, e veçanërisht u theksua falënderim për mbështetjen e Gjermanisë përmes iniciativës së "Procesit të Berlinit". 

Deputetët gjermanë e riafirmuan mbështetjen e Gjermanisë në lidhje me procesin evropian dhe euroatlantik të vendit, duke vlerësuar se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE do të rezultojë me paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në vendin dhe rajonin tonë.  

Click