Aktivitetet

E enjte, 21 shtator 2017 

Takimi i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive 

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takim me Delegacionin e përfaqësuesve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Dhomës së Epërme të Parlamentit Britanik, në përbërje: baronesha Zhan Elizabet Kosins dhe lordi Brus Xhosef Groskot. 

Në fjalimin hyrës, zëvendëskryetari i Komisionit, z. Hari Llokvenec, duke u uruar mirëseardhje mysafirëve, i njoftoi me përbërjen dhe kompetencat e Komisionit. 

Në fokusin e bisedimeve ishte karakteri multietnik i Republikës së Maqedonisë dhe përpjekjet për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. 

Takimi u vlerësua pozitivisht nga të dyja palët, me shpresë se takimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sepse mundësojnë shkëmbimin e mendimeve dhe njohjen me politikat që merren.   

Click