Aktivitetet

E martë, 27 mars 2018, Gjenevë 

TAKIMI I KRYETARIT KITEV ME DELEGACIONIN E KONFERENCËS SË ORGANIZATAVE JOQEVERITARE PRANË KËSHILLIT TË EVROPËS 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje të të cilit ishin kryetari, z. Betian Kitev dhe deputetja, znj. Shpresa Hadri sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me Delegacionin e Konferencës së organizatave joqeveritare pranë Këshillit të Evropës të udhëhequr nga kryetarja, znj. Ana Rurka dhe zëvendëskryetari, z.  Kristof Spreng. 

Në fillim të takimit kryetari i Delegacionit maqedonas, z. Kitev shprehu falënderim për vizitën, mundësinë për t'u biseduar për të gjitha çështjet cilat janë të rëndësishme për Konferencën e organizatave joqeveritare dhe për punën e saj, me qëllim forcimin e procesit të demokracisë. 

Në periudhë kur është në përgatitje Sesioni i dytë i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës i cili do të mbahet në prill, Strasburg, është me rëndësi të veçantë që edhe njëherë të afirmohen të gjitha çështjet që i trajton Këshilli i Evropës siç janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, forcimi i demokracisë dhe sundimi i së drejtës. 

Kryetarja Rurka, shprehu falënderim për mundësinë për t'u biseduar për çështje me interes për Konferencën, dhe se qëllimi i kësaj vizite është që të fitohet një pasqyrë për atë se si është përfshirë shoqëria civile në procesin e vendimmarrjes politike, më konkretisht se si Kuvendi bashkëpunon me sektorin joqeveritar në procesin e miratimit të ligjeve. 

Pas takimeve të realizuara me organizatat civile dhe rinore që punojnë në çështje të ndryshme, kryetarja Rurka e vërejti dhe e inkurajoi transparencën dhe vullnetin e tyre për bashkëpunim, si dhe shpresën që ngjallet me ambientin e ri politik. 

Deputetja Hadri theksoi se Kuvendi ka mbajtur shumë debate publike dhe vërejtjet e tyre janë të çmueshme për ne si institucion përfaqësues, ato implementohen dhe zbatohen, ndërsa sektori civil është korrektor i Kuvendit.  

Në vazhdim kryetari Kitev theksoi se është obligim të dëgjohet zëri i popullit i bartur përmes sektorit joqeveritar, Kuvendi është arenë ku organizatat civile gjithnjë e më shumë e diktojnë ritmin e punës dhe se kjo është veçanërisht e rëndësishme për një ambient demokratik. 

Të pranishmit në vazhdimësi këmbyen mendime dhe praktika në lidhje me çështjet tjera teknike në aspekt të dukshmërisë së procesit, llogaridhënies, modelit ideal për bashkëpunim të institucioneve me sektorin civil krahasuar me përvojat ndërkombëtare, si dhe thellimit të bashkëpunimit të tyre në të ardhmen. 

Click