Aktivitetet

E mërkurë, 12 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës, znj. Babiq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës në Republikën e Maqedonisë, znj. Lepa Babiq.

Në fillim të takimit, ambasadorja i uroi z. Xhaferi për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, iu falënderua për urimet dhe mbështetjen që e mori nga Parlamenti i Bosnjë e Hercegovinës.

Gjatë takimit, Kryetari Xhaferi theksoi se të dyja vendet në mënyrë të ndërsjellë mbështeten në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe fuqishëm janë të përcaktuara përmes bashkëpunimit në të gjitha sferat - kulturë, arsim, siguri, etj., të japin kontribut të rëndësishëm në integrimin e përbashkët në BE dhe lehtësimin e komunikimit reciprok në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Ambasadorja Babiq, në takim, theks të veçantë vuri në përmirësimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja palëve dhe një vështrim të veçantë dha në rëndësinë e disa marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, që janë në fazën përfundimtare dhe të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin dhe lehtësimin e komunikimit reciprok të të dyja vendeve, si dhe përmirësimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, theksoi se do të fokusohet në diplomacinë parlamentare, dhe në këtë drejtim do të punohet të përforcohen komunikimet e drejtpërdrejta të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, me çka do të kontribuohet për thellimin e tërë marrëdhënieve miqësore.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për domosdoshmërinë e komunikimit të mëtejshëm të drejtpërdrejtë dhe miqësor ndërmjet të dyja palëve dhe shpresuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Click