Aktivitetet

E martë, 3 tetor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës së Kubës, SH.T. Pedro Pablo San Horhe Rodrigez  

Në takimin e sotëm me ambasadorin e Republikës së Kubës, SH.T. Pedro Pablo San Horhe Rodrigez, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, i potencoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dyja vendeve dhe nevojën që të njëjtat në të ardhmen të përforcohen dhe të thellohen.  

Ai e informoi ambasadorin se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është formuar Grupi parlamentar për bashkëpunim me vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve.  Në atë drejtim, si kryetar i Kuvendit, z. Xhaferi theksoi se do të japë kontribut të tij në përforcimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja palëve.  

Kryetari Xhaferi e theksoi bashkëpunimin e mirë multilateral, veçanërisht në kuadër të OKB-së, si dhe mbështetjen të cilën Republika e Maqedonisë e jep për miratimin e Rezolutës në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së për shfuqizimin e sanksioneve ndaj Kubës nga ana e SHBA-së. Kryetari Xhaferi, gjithashtu, e mbështeti nënshkrimin e "Memorandumit për bashkëpunim", ndërmjet ministrive të punëve të jashtme të të dyja vendeve dhe shfaqi shpresë se në periudhën e ardhshme do të nënshkruhen edhe marrëveshjet bilaterale në sferën e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.   

Ambasadori i Kubës, SH.T. Pedro Pablo San Horhe Rodrigez, e theksoi kënaqësinë dhe falënderimin e vet për takimin me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shpresoi se ky takim do të jetë nxitje për zgjerimin dhe përforcimin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet të dyja palëve. 

Ai i theksoi përshëndetjet nga Kryetari i Parlamentit të Kubës, si dhe ftesën e hapur për Kryetarin Xhaferi që ta vizitojë Republikën e Kubës në periudhën e ardhshme. 

Ambasadori i Kubës i theksoi marrëdhëniet diplomatike dhe politike mike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kubës, veçanërisht bashkëpunimin në kornizat e OKB-së dhe potencoi se Kuba e vlerëson mbështetjen nga Republika e Maqedonisë për miratimin e Rezolutës në kornizat e OKB-së për ndërprerjen e sanksioneve ndaj Republikës së Kubës nga SHBA-ja. 

Ambasadori e theksoi edhe mbështetjen e Kubës në rrugën drejt integrimeve euroatlantike të vendit tonë dhe në këtë drejtim e përshëndeti Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bulgarisë, si hap i mëtejshëm në afrimin me BE-në.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në periudhën që vjen do të punojnë në thellimin e bashkëpunimit reciprok.                                                                                                                   

Click