Aktivitetet

E mërkurë, 27 nëntor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar të BeH, SH.T. Dragan Jaqimoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bosnjës e Hercegovinës, SH.T. Dragan Jaqimoviq, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e BeH dhe i uroi edhe ambasadorit të ri mandat të suksesshëm dhe vazhdim të këtij bashkëpunimi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi theksoi se, ndërmjet dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura, kultivojmë marrëdhënie dhe bashkëpunim miqësor dhe shprehu shpresë se ky trend do të vazhdojë edhe më tutje në të gjitha fushat në kuadër të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Ai po ashtu shprehu pritjet për përfundimin final  të proceseve të ratifikimit të protokollit për aderimin  v endit tonë në NATO në fillim të vitit të ardhshëm, si edhe pritjet se më në fund, në maj të vitit 2020, do të marrim datë për fillimin e negociatave. 

Ambasadori i sapoemëruar i BeH, SH.T. Dragan Jaqimoviq falënderoi për mundësinë për takim me Kryetarin Xhaferi dhe për pritjen e ngrohtë dhe miqësore në të cilën hasi në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ç'rast konfirmoi se, gjatë mandatit të tij do të tentojë të japë kontribut edhe më të madh në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, duke vënë theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, si edhe nevojën për vendosjen më në fund të linjës së drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Shkupit dhe Sarajevës, që do të ndikojë seriozisht mbi intensifikimin dhe rritjen e bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik ndërmjet të dyja anëve. 

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të japin kontributin e vet maksimal në thellimin e komunikimit të ardhshëm dhe bashkëpunimit në çdo plan.

Click