Aktivitetet

E enjte, 18 janar 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Ahmed bin Mohamed al-Jarvan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me z. Ahmed bin Mohamed al-Jarvan, kryetar i organizatës Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe. 

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje Delegacionit dhe u shpreh i kënaqur që ka mundësi të takohet me z. Ahmed bin Mohamed al-Jarvan, ish kryetar i Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbrojtës i sotëm për paqen dhe tolerancën në botë.

Kryetari i Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe e prezantoi organizatën, qëllimet e saj dhe vendet themeluese, si dhe nevojën të promovohet kultura e paqes dhe tolerancës. Në këtë drejtim, Këshilli planifikon të themelojë Parlament Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe ku janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësuesit parlamentarë të më tepër se 40 vendeve të botës. Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe i dërgoi ftesë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të marrë pjesë në Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe përmes përfaqësuesit të vet. 

Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë është shembull për shoqërinë multietnike ku kultivohen vlerat e paqes, tolerancës dhe respektit reciprok dhe se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta shqyrtojë me vëmendje këtë iniciativë. 



Click