Aktivitetet

E hënë, 30 shtator 2019

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN PAPADIMULIS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, sot pati takim me Nënkryetarin e Parlamentit Evropian nga Republika e Greqisë, z. Dimitrios Papadimulis.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësinë nga takimi i sërishëm me të si Nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe ia uroi rizgjedhjen në këtë funksion edhe në këtë përbërje parlamentare. Ai konstatoi që Parlamenti Evropian demonstron mbështetje konkrete për proceset eurointegruese të vendit tonë, gjë që për ne kjo paraqet sinjal për realizimin e të gjitha vlerave për anëtarësim në Union, me shpresë se edhe me përbërjen e re të Parlamentit Evropian do të vazhdojë bashkëpunimi i vazhdueshëm në të gjitha nivelet si edhe deri më tani. Kryetari Xhaferi e njoftoi bashkëbiseduesin për proceset eurointegruese, procesin e përmbylljes së ratifikimit të Protokollin Aderues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pritjen e marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Fillimin e negociatave e vlerësoi si akt të valorizimit nga ana e BE-së për reformat tona të ndërmarra dhe mbylljen e çështjeve të hapura me fqinjët, gjë që vetvetiu nuk nënkupton edhe anëtarësim në BE, por fillim të një faze të re në procesin eurointegrues, finalizimi i të cilit do të varet nga vetë ne dhe nga dinamika e reformave të ndërmarra. Lidhur me bashkëpunimin me Republikën e Greqisë, Kryetari Xhaferi theksoi që bashkëpunimi i vazhdueshëm parlamentar pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës të vazhdojë edhe me përbërjen aktuale të Parlamentit grek. 

Nënkryetari Papadimulis shprehu kënaqësi të madhe nga takimi i sërishëm, duke e shprehur mbështetjen e tij personale për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës është gurë themeli që jep bazë të mirë për ndërtimin hap pas hapi të orientimit evropian të vendit. Njëkohësisht, shprehu mbështetjen ndaj partive politike në Parlamentin Evropian, në Komisionin Evropian dhe në Këshillin e Evropës të kësaj marrëveshjeje si dritare për tërë rajonin dhe integrimin e tij në BE. Ai theksoi se nisja e negociatave për anëtarësim në BE do t’u dërgojë mesazh të rëndësishëm qytetarëve se i inkurajon që të vazhdojnë me reformat. Në këtë moment, është veçanërisht e rëndësishme që secili vend të vlerësohet veç e veç për hapat që i ndërmerr dhe të shpërblehet në mënyrë përkatëse, si dhe të dërgohet mesazh se edhe krahas daljes së disa shteteve nga Unioni, megjithatë ai mbetet i hapur për pranimin e vendeve të reja anëtare. 

Click