Aktivitetet

E premte, 1 mars 2019 

TAKIMI ME EURODEPUTETËT EDUARD KUKAN DHE KNUT FLEKENSHTAJN

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesel Memedi, sot realizoi takim me eurodeputetët Eduard Kukan dhe eurodeputetin Knut Flekenshtajn që qëndrojnë në vizitë pune në vend. 

Nënkryetari Memedi i informoi bashkëbiseduesit për aktivitetet aktuale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me proceset eurointegruese, miratimin e pakos së ligjeve nga procesi reformues, si dhe për versionin e parë të Propozim-rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilin kontribut përveç partive politike të përfaqësuara në Kuvend kanë dhënë më shumë ekspertë nga BE-ja dhe NDI-ja. 

Në lidhje me mbajtjen e mbledhjes së ardhshme në kuadër të dialogut Zhan Mone, nënkryetari Memedi theksoi se dialogu do të vazhdojë në muajit e ardhshëm me qëllim të finalizimit të versionit final të Rregullores, që pastaj të mund të miratohet në seancën e Kuvendit. 

Eurodeputetët Flekenshtajn dhe Kukan u falënderuan për mundësinë për realizimin e takimit dhe e shprehën kënaqësinë nga realizimi i dialogut dhe rezultatet e deritanishme, me pritje që i njëjti të vazhdojë sa më shpejt. 

Click