Aktivitetet

E mërkurë, 4 tetor 2017 

TË GJITHË VENDET E OSBE TË PUNOJNË BASHKË NË PËRMBUSHJEN E SFIDAVE 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i përbëre nga deputetët: z.  Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP-ja e OSBE-së), znj. Jagoda Shahpaska dhe z. Fadil Zendeli, anëtarë të Delegacionit merr pjesë në Sesionin e vjeshtës të AP-së së OSBE-së, që mbahet, nga 3 deri më 5 tetor 2017, në Andorrë. 

Në hapjen solemne të sesionit, në të cilën marrin pjesë afro 180 deputetë nga vendet pjesëmarrëse dhe partnerët për bashkëpunim të OSBE-së mbajtën fjalim: z. Visenc Mateu Zamora, Kryetar i Parlamentit të Andorrës, znj. Kristin Mutonen, Kryetare e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe z. Antoni Marti Petit, Kryeministër i Andorrës. 

Në fjalimin e tij para parlamentarëve, Kryetari i Parlamentit të Andorrës z. Visenc Mateu Zamora theksoi se siguria dhe bashkëpunimi janë vlerat kryesore të OSBE-së dhe vendeve të saj pjesëmarrëse, ndërsa dialogu është çelësi për gjetjen e zgjidhjeve për një botë më të drejtë dhe më të qetë. Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, znj. Kristin Mutonen, u fokusua në temën: "Siguria në sferën e OSBE-së: sfida të reja, detyra të reja" dhe e theksoi rëndësinë e të gjitha vendeve të OSBE-së që të punojnë në përmbushjen e këtyre sfidave. Ajo e theksoi rolin e parlamentarëve në nxitjen e bashkëpunimit dhe dialogut për zgjidhjen e krizave aktuale dhe të reja në sferën e OSBE-së, e veçanërisht e theksoi rëndësinë e ballafaqimit me ndryshimet klimatike dhe zgjidhjen e konflikteve në rajonin. Në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ajo thirri në politikat me prioritet, gjegjësisht projektet për energji të pastër, investime dhe novacione për promovimin e rritjes ekonomike ekologjike. 

Kryeministri i Andorës, z. Antni Mati Peti vlerësoi se multilateralizmi është rrugë ndaj marrëdhënieve më demokratike dhe të drejta ndërkombëtare dhe kjo është mënyra e vetme për t'u gjetur zgjidhje për çështjet me të cilat ballafaqohet komuniteti ndërkombëtar. Çështjet në këtë konferencë, sajber-siguria, ndryshimet klimatike dhe arsimi, nuk mund të zgjidhen veçanërisht në nivel nacional, por ato kërkojnë perspektivë globale dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Në kuadër të Sesionit të vjeshtës të AP-së së OSBE-së u mbajt debat me temë: "Krijimi i parlamenteve më inkluzive: promovimi i pjesëmarrjes së personave me pengesë", ku morri pjesë deputetja, znj. Jagoda Shahpaska.

Ajo informoi për aktivitetet e Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me pengesë në Kuvendin e RM-së (GPNP), e cila për herë të parë u formua në maj 2003, sipas shembullit të grupit adekuat të Parlamentit Evropian. Deputetja Shahpaska theksoi se qëllimi kryesor i GPNP-së ka qenë që të krijohet "masë kritike" në Kuvendin, ku deputetët, nga të gjitha partitë politike, do të angazhohen për përmirësimin e pozitës së personave me pengesë, përmes ndryshmeve në legjislacionin dhe përmes inkorporimit të nevojave të tyre specifike në dispozitat ligjore. 

Në cilësi të bashkëkryesuesit me GPNP-në, znj. Jagoda Shahpaska informoi për rezultatet nga mbledhja e punës me temë: "Pjesëmarrja politike e personave me pengesë", të organizuar nga GPNP-ja, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe "Polio Plus", që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, më 28 shtator 2017.  Njëkohësisht, ajo theksoi se anëtarët e GPNP-së janë hapur për bashkëpunim me grupe të ngjashme të cilat ekzistojnë në parlamentet e OSBE-së, si dhe të përgatitur për ta ndarë përvojën me parlamentet të cilat janë të interesuar për organizimin e aktivistëve në këtë sferë. Sesioni i vjeshtës i AP-së së OSBE-së vazhdon me punë me sesione në të cilat do të diskutohet për sajber sigurinë, ndryshimet klimatike dhe arsimin. 

Asamblenë parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Kuvendi siguron forum për diplomacinë parlamentare, vëzhgim të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimit në lidhje me çështjet e politikës, sigurisë, ekonomisë, të drejtave të njeriut dhe mjedisit jetësor.  

Click