Aktivitetet

E mërkurë, 11 prill 2018 

U MBAJT EVENIMENTI I PARË PUBLIK PËR LIGJIN PËR TË RINJ 

Me rastin e fillimit të procesit për krijimin e Ligjit për të rinj, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt eveniment publik ku u diskutua mënyra e krijimit të Ligjit, si dhe nevojat, të drejtat dhe obligimet e të rinjve që duhet të rregullohen me këtë ligj. 

Moderator i këtij evenimenti ishte deputetja Ivana Tufekxhiq, e në evenimentin morën fjalë: nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Frosina Tashevska Remenski; drejtori i Agjencisë së të rinjve dhe sportit, Darko Kaevski; deputetja Nevenka Stamenkovska; kryetari i Këshillit Nacional i të Rinjve të Maqedonisë, Bllazhen Mileski; deputeti Kostadin Kostadinov; drejtori ekzekutiv i Koalicionit SEGA, Zoran Ilieski; deputeti Agim Shaqiri dhe deputetja Teuta Bilalli. 

Procesi për krijimin e Ligjit për të rinj fillon me iniciativë të Klubit për çështje dhe politikë të të rinjve pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  Janë krijuar tre grupe pune, nga të cilat njëri përbëhet nga deputetët-anëtarë të Klubit për çështje dhe politika të të rinjve, i dyti i udhëhequr nga Agjencia e të rinjve dhe sportit, ndërsa përbëhet prej përfaqësuesve të institucioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe i treti i cili përbëhet nga përfaqësues të organizatave civile-anëtarë të organizatave më të mëdha ombrellë të të rinjve në shtetin.  

Pas një sërë takimesh, tre grupet krijuan propozim-proces për krijimin e Ligjit për të rinjtë, i cili siguron qasje të gjerë, inkluzive dhe gjithëpërfshirëse. Për përpilimin e këtij ligji do të realizohen konsultime në nivel lokal dhe nacional, tribuna publike dhe diskutime me sferën akademike dhe të ekspertëve, skicime institucionale, si dhe një sërë debatesh publike.  Ky është rast i parë i fillimit të procesit legjislativ me përfshirje të të të gjitha palëve të prekura. 

Click