Aktivitetet

E premte, 5 korrik 2019

URIMI I KRYETARIT XHAFERI ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË VENEZUELËS - 5 KORRIK

Më lejoni të shpreh urime të sinqerta për Festën nacionale të pavarësisë të Republikës Bolivariane të Venezuelës, ditën kur kremtohet përvjetori i nxjerrjes së Deklaratës së pavarësisë në vitin 1811, me çka vendi u bë kolonia e parë spanjolle në Amerikën Jugore e cila shpalli pavarësi.  

Dy shtetet tona miqësore i lidh dëshira e zjarrtë dhe synimi për shtete autonome dhe të pavarura, të bazuara mbi parime demokratike dhe jetë të lirë të qytetarëve. Legjitimitetin e konceptit civil e bazojnë mbi sovranitetin e popullit, sundimin e të drejtës, drejtësisë, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe demokracinë. Parlamentet janë shtëpia e qytetarëve dhe shpirti i shtetësisë. Parlamentet janë gardianët e të drejtave të njeriut dhe lirive civile, kujdesen për respektimin e tyre dhe në të gjitha sfidat dhe trazirat e mundshme politike, ato janë shtyllat e pushtetit të popullit. 

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendi i saj, dhe unë si Kryetari i tij, japim mbështetje të fuqishme për proceset e demokratizimit të shoqërisë venezuelase, për arsye se vetëm vullneti qytetar i shprehur lirë dhe institucionet shtetërore të zgjedhura në mënyrë demokratike mund ta çojnë përpara çdo individ dhe çdo shtet në përgjithësi. Në këtë drejtim, në emrin tim personal drejtoj urime të sinqerta për këtë festë të madhe nacionale, por edhe përkrahje të hapur për proceset reformuese në Venezuelë, me besim se kapaciteti demokratik i këtij populli të fuqishëm dhe liderëve të tij  do të lënë vlera të përhershme civilizuese në politikën botërore. 

Click