Aktivitetet

E enjte, 6 dhjetor 2018 

Vizitë e Delegacionit për zgjedhjen e bursistëve për IPS në Bundestagun Gjerman 

Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Delegacionin për zgjedhjen e bursistëve për Bursën Parlamentare Ndërkombëtare (IPS) në Bundestagun Gjerman në përbërje: Shtefan Albani, deputet, prof. dr. Elmar Kulke, dekan i Universitetit Humbolt në Berlin, dhe dr. Andreas Trampe, administrata e Bundestagut. 

Kryesuesi i takimit, Emil Dimitriev, theksoi se Gjermania është partneri ynë strategjik, në aspektin ekonomik dhe politik është numër një në Evropë, në kornizat e këtij bashkëpunimi tregtar mbi dyqind kompani në Maqedoni janë me kapital gjerman, është vërejtur edhe shkalla e eksportit nga ana jonë në Gjermani. 

Të dyja vendet në planin bilateral shënojnë dinamikë të fuqishme në komunikimet, ndërsa niveli i bashkëpunimit parlamentar si mjaft i rëndësishëm kontribuon që ky të jetë komplet.

Dimitriev përkujtoi edhe në vizitën e paradokohshme të znj. Merkel, kancelarja e parë e cila e ka vizituar Maqedoninë, në një moment mjaft të rëndësishëm për ne.

Deputeti Albani dhe dr. Trampe shprehën falënderim për zgjedhjen e bursistëve të rinj IPS, përgatitjen e kandidatëve, entuziazmin dhe njohurinë e treguar, si dhe njohjen e sistemit politik të Gjermanisë.

Profesor Kulke theksoi se përveç bursës parlamentare pesëmujore të rinjtë kanë mundësi të vizitojnë edhe mësimin në fakultete, në mënyrë shkencore të avancohen në sferën e caktuar. Ai ftoi në thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit përmes Universitetit Humbolt dhe Programit Erazmus.

Krahas IPS programit, bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi duhet të intensifikohet edhe në sferat tjera, në nivel të parlamenteve me shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave të nëpunësve administrativë për kapitujt e nevojshëm me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.     

Click