Aktivitetet

E hënë, 11 nëntor 2019

ZHVILLIMI I INFRASTRUKTURËS – PARAKUSHT THEMELOR PËR RRITJE TË SUKSESSHME EKONOMIKE 

Në sesionin e rregullt të Asamblesë Parlamentare të DP-IEQ-së, që u mbajt në Romë, Itali, e cila njëkohësisht është edhe kryesuese me IEQ-në këtë vit 2019, mori pjesë edhe delegacioni i DP-IEQ-së i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga kryetari i Delegacionit, Fadil Zendeli. 

Temë në këtë konferencë të AP të DP-IEQ-së ishte “Zhvillimi i infrastrukturës si parakusht për biznes konkurrues në vendet anëtare të IEQ-së”. 

Në pjesën e punës të konferencës, në kuadër të fjalimit të tij, kryetari i Delegacionit, Fadil Zendeli, e përshëndeti kryesimin e Republikës së Italisë këtë vit 2019 me IEQ-në, si vit i rëndësishëm kur shënohen 30 vjet nga formimi i IEQ-së. Ai, në fjalimin e tij e potencoi rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës si parakusht themelor për rritje të suksesshme ekonomike. Andaj, si çështje kryesore imponohet çështja për gjetjen e shkaqeve të reja të financimit të projekteve të pagueshme infrastrukturore, si dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike. 

Në atë drejtim, siç theksoi Zendeli, me qëllim të tejkalimit të hendekut rritës ndërmjet nevojës për projekte infrastrukturore dhe mungesës për mjete financiare te servisi publik për realizimin e atyre projekteve, partneritetet publiko-private paraqiten si element rritës në prokurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike dhe me atë mundësohet që në financimin dhe kryerjen e tyre të përfshihet edhe sektori privat. 

Gjatë fjalimit të tij, ai i ceku përparësitë dhe përfitimet e PPP-së në realizim të projekteve infrastrukturore, si formë e përdorur shpesh për financimin e projekteve të ndryshme te vendet e BE-së. 

Në fund të konferencës u miratua Deklarata e përbashkët për drejtimet për zhvillimin e projekteve infrastrukturore te vendet anëtare të IEQ-së, si dhe për vendet nga gjithë rajoni dhe më gjerë. 

Gjithashtu, u përshëndet edhe kryesimi i ardhshëm me IEQ-në e Republikës së Malit të Zi, gjatë vitit 2020.   

Click