Udhëheqja parlamentare

E hënë, 16 shtator 2019

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ditën ndërkombëtare të Demokracisë 

Kolegë të nderuar deputetë, 
anëtarë të Klubit për politika rinore, 
E nderuar Sekretare Ivanova,
Të nderuar përfaqësues të NDI, 
Të nderuar fitues të çmimit dhe të dashur të rinj

Sot është ditë tejet e bukur, Dita ndërkombëtare e Demokracisë dhe unë nuk mundem e mos e ndaj me ju ndjenjën e gëzimit dhe krenarisë që mundem t'ju përshëndes në emirin tim dhe në emër të deputetëve në dhomën ligjvënëse, ju, kolegët e ri dhe anëtarët e organizatave rinore, dhe t'ju uroj për atë që jeni të përkushtuar, të vendosur dhe të palodhshëm në aktivitetin tuaj. 

Para dy viteve e shënuan e 20 vjetorin e miratimit të Deklaratës universale për demokraci parlamentare dhe 10 vjetorin e shpalljes së 15 shtatorit për Ditë ndërkombëtare të demokracisë. Ditën e shënuam me një përbërje pak ndryshe, gjegjësisht, me kryetarë dhe deputetë të mëparshëm të Kuvendit, të respektuar dhe me përvojë, persona të cilët kanë kontribuuar me gjithë kapacitetin e vet në ndërtimin e demokracisë së vërtetë parlamentare në të cilën do të rriten, do të zhvillohen dhe do të përparojnë gjeneratat e reja, respektivisht ju. Përvoja e tyre, bashkuar me energjinë, kreativitetin, këmbëngulësinë e të rinjve, është kombinim i jashtëzakonshëm! Dhe, doemos të pranoj se kjo pamje më pëlqen më shumë! 

Në Kuvend, siç e keni besoj të njohur, është themeluar Klubi për politika dhe çështje rinore, si trup joformal në të cilin janë anëtarë deputetë të të gjitha grupeve parlamentare, pa qenë të ngarkuar me politikën ditore të partisë politike prej të cilës vijnë. Qëllimi i tyre i vetëm është, krijimi i politikave rinore mirëpo, duke u dhënë mundësi pikërisht atyre të rinjve të marrin pjesë me këndvështrimet e veta, duke folur për gjerat ashtu siç ato vetë i ndjejnë në lëkurën e vetë dhe duke kontribuuar me propozime në përpilimin e politikave dhe zgjidhjeve ligjore më të mira të mundshme për përmirësimin e pozitës dhe jetës pikërisht të të rinjve. Dhe ku tjetër nëse jo në tempullin e demokracisë, në shtëpinë e qytetarëve? Po, pikërisht këtu është vendi juaj, vendi ku nismat tuaja, propozimet tuaja do të dëgjohen, do të bashkojnë deputetë të partive të ndryshme, të bashkësive etnike të ndryshme, të konfesionit dhe të gjinisë të ndryshme që ti zbatojnë në jetën reale. 

Të dashur të rinj, 

Inkurajojmë dhe përshëndesim lloje të ndryshme të aktivizimit rinor dhe të kontributit në shoqëri, për arsye se besojmë se demokracia, pa format e aktivizmit dhe pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, para së gjithash të rinjve në proceset e krijimit të politikave, është e lëndueshme dhe çdoherë në skaj të përjetimit. Siç thotë edhe Robert Haçins, citoj: "Vdekja e demokracisë me siguri nuk do të jetë atentat prej kurthi. Ajo do të jetë shfarosje e ngadaltë për shkak të apatisë, indiferencës dhe mosushqimit të demokracisë", fund i citatit.  

Sot, me krenari i përshëndesim nismat rinore që fitojnë çmime anembanë botës, që janë të përkushtuar në ngritjen e vetëdijes për parandalimin e dhunës, për ambientin jetësor dhe për të drejtat e personave me pengesa, por edhe ju inkurajojmë, sidomos ju të dashur nxënës të shkollave të mesme që sot jeni mysafirët tanë në Kuvend, të aktivizoheni, të krijoni nisma, të shfrytëzoni gjithë kreativitetin tuaj që të kontribuoni në ndryshimet shoqërore dhe "Aty ku shihni gabim, pabarazi  dhe padrejtësi, ngrini zërin, për shkak se ky është vendi juaj. Kjo është demokracia juaj. Ndërtoni atë. Ruani atë. Bartni më tutje!", citat i Turgod Marshal, aktivist për të drejta civile nga SHBA, për arsye se çdo zë është i rëndësishëm, çdo britmë është shenjë se jeni gjallë, se jeni qytetarë të vetëdijshëm, të ndërgjegjshëm  dhe me përgjegjësi dhe në të njëjtën kohë edhe të guximshëm ta thoni zëshëm atë që nuk bën, ajo që është e padrejtë ose e dëmshme. Bëhuni motori që do e çajë rrugën kah një ardhmëri më të bukur dhe më të lumtur, për të gjithë që jetojmë në këtë vend të bukur i cili edhe pse i vogël me territor, i ka të gjitha kushtet për të qenë vend shembullor. Ajo që jemi shoqëri multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale është përparësi shumë e madhe për ne, për arsye se ato dallime na kanë pasuruar me njohjen e bukurisë të mësosh të jetosh dhe ndërtosh ardhmëri me të ndryshmit, ti kuptosh dhe ti respektosh zakonet e tjerëve, ti festosh bashkë festat dhe të bashkëndjesosh atëherë kur janë fatkeq. Bëhuni solidarë, jeni të hapur dhe plot respekt për çdo individ, për shkak se vetëm nëpërmjet inkluzionit të të gjithëve do të krijojmë kushte për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të gjithë neve, për shkak se gjithë është kur ka gjithçka, piktura është më e bukur kur është e tërësishme dhe gëzimi është më i madh vetëm kur të gjithë janë të lumtur në të. Bëhuni zëri i më pak të fuqishmëve, për arsye se liria e të shprehurit është e drejtë njerëzore dhe është themeli mbi të cilin është ndërtuar demokracia, pa liri të të shprehurit, nuk ka demokraci. 

Të rinj të dashur, pikërisht për këtë, sot bashkë me ju e shënojmë Ditën e demokracisë dhe ju rikujtojmë se vetëm qytetarët aktivë janë gardianët e demokracisë dhe udhërrëfyesi për ndryshimet shoqërore! Bëhuni ju ai udhërrëfyes, ndërsa ne politikanët, do të jemi mbështetja dhe fuqia juaj!

Urime për fituesit e çmimit dhe urime për Ditën ndërkombëtare të demokracisë!

Ju faleminderit për vëmendjen!


Click