Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E martë, 15 tetor 2019

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 141. të Unionit Interparlamentar në temën "Përforcimi i të drejtës ndërkombëtare: Roli dhe mekanizmat e parlamenteve dhe kontributi në bashkëpunimin rajonal"

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ti përshëndes pjesëmarrësit e Asamblesë së 141. të Unionit Interparlamentar dhe të shpreh kënaqësinë që edhe kësaj here jemi tubuar në këtë numër respektabil dhe kemi mundësinë ti prezantojmë qëndrimet e institucioneve nacionale para këtij forumi ndërkombëtar.

më shumë...

E martë, 8 tetor 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Tryezën e Rrumbullakët me temë:“Përvojat dhe sfidat nga zbatimi i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave“

Kam nderin të jem pjesë e kësaj punëtorie, në të cilën ju inkurajoj dhe besoj se do të jap rezultat në lidhje me krijimin e Strategjisë Nacionale. Shpresoj që me fjalimin tim hyrës do të kontribuoj në punën tuaj, veçanërisht për një temë kaq të rëndësishme siç është korrupsioni, përkatësisht lufta kundër korrupsionit.

më shumë...

E martë, 24.09.2019, Kazakistan

Fjalimi i Kryetarit Talat Xhaferi në Konferencën e 4-t të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë në temën "Euroazia më e madhe:Dialog. Besim. Partneritet"

Më lejoni të drejtohem para jush në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe t'ju përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve, të nderuar participantë të kësaj Konference të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë.

më shumë...

E mërkurë, 18 shtator 2019

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË NGJARJEN RAJONALE B2B TË ODËS EKONOMIKE TË MAQEDONISË VERI-PERËNDIMORE

Kam nderin që sot të përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut këtë eveniment të parë të këtij lloji në vend, Forumin rajonal B2B, ose BiznisToBiznis dhe njëkohësisht të shpreh lëvdatat e mia ndaj Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për punën e palodhshme por edhe shumë të rëndësishme që ju e bëni.

më shumë...

E hënë, 16 shtator 2019

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ditën ndërkombëtare të Demokracisë 

Sot është ditë tejet e bukur, Dita ndërkombëtare e Demokracisë dhe unë nuk mundem e mos e ndaj me ju ndjenjën e gëzimit dhe krenarisë që mundem t'ju përshëndes në emirin tim dhe në emër të deputetëve në dhomën ligjvënëse, ju, kolegët e ri dhe anëtarët e organizatave rinore, dhe t'ju uroj për atë që jeni të përkushtuar, të vendosur dhe të palodhshëm në aktivitetin tuaj. 

më shumë...

E premte, 6 shtator 2019 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me rastin e shënimit të 8 shtatorit - Ditës së pavarësisë 

Mirëserdhët në shënimin e kësaj dite jashtëzakonisht të rëndësishme historike. Kam nderin që sot jam mikpritës i këtij evenimenti, siç është në fakt edhe rregulli, duke e marrë parasysh atë se pikërisht këtu, në dhomën ligjvënëse, në shtëpinë e qytetarëve, para saktë njëzetetetë viteve, kolegët tanë të asaj përbërjeje parlamentare, e vunë në letër dhe në jetë vendimin e qytetarëve nga referendumi i zbatuar më 8 shtator të vitit 1991 kur ëndrra shekullore, dëshira shekullore për shtet të lirë, të pavarur, sovran u realizua për arsye se qytetarët u përcaktuan për shtet të atillë të pavarur, sovran, postulatet themelore të të cilit për zhvillimin e shoqërisë civile ishin shënuar edhe në aktin më të lartë ligjvënës - në Kushtetutën e shtetit.

më shumë...

Е premte, 2 gusht 2019, Pelincë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 2 GUSHTIT - DITËS SË REPUBLIKËS

Jam i nderuar që sot gjendem këtu para jush, si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e kam këtë privilegj t'ju përshëndes dhe uroj mirëseardhje në emër të Kuvendit dhe deputetëve në dhomën legjislative, këtu para Qendrës Memoriale KAÇKM në Pelincë. 

më shumë...

E hënë, 22 korrik 2019, QIK

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI ME RASTIN E PROMOVIMIT TË LIBRIT "THESAR KOMBËTAR I MËRGATËS SHQIPTARE NË SUEDI"  

Në fillim, më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot jemi tubuar këtu në këtë eveniment kulturor në të cilin do të bëhet përurimi i librit "Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi", vëllimi i 10 -të, që vetvetiu flet për vazhdimësinë dhe për këmbëngulësinë me të cilën Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë "Papa Klementi XI Albani" nga Suedia e realizon aktivitetin e vet kaq fisnik.

më shumë...

E mërkurë, 17 korrik 2019, Uashington

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Forumin e Partneritetit Demokratik të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA 

Më paraqet kënaqësi që këto dy ditë kemi mundësi të bisedojmë dhe të këmbejmë njohuri dhe përvoja për tema të cilat si parlamentarë besoj se na interesojnë të gjithëve, na bashkojnë dhe më e rëndësishmja, na motivojnë për punë konkrete dhe aksion. 

më shumë...

E enjte 11 korrik 2019, Potoçar

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË SHËNIMIN E 24-VJETORIT TË GJENOCIDIT NË SREBRENICË  

Të jesh këtu sot, në këtë vend të pikëlluar, vend i cili gjëmon me qetësi e cila është më e zëshme se gjëma më e madhe është ndjenjë e dhimbshme. Pikëllimi dhe dhimbja ndjehen në çdo frymëmarrje, në çdo hap që bëhet mbi këtë truall. Por sërish, duhet me qenë i fortë dhe të bëhet hap dinjitoz, të nderohen viktimat e njohura dhe të panjohura, të zbuluara dhe akoma të pazbuluara që të tregojmë me vepër se jemi të vetëdijshëm për tragjedinë e madhe njerëzore, të dëshmojmë se kemi përgjegjësi dhe respekt njerëzor dhe moral, të inkurajohemi dhe të angazhohemi që kurrë mos harrohet, kurrë mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet!

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 11
  •