Udhëheqja parlamentare

E hënë, 27 nëntor 2017, Stokholm

Audiencë te Mbreti i Suedisë, Lartësia e Tij Karl XVI Gustaf, për z. Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Në përputhje me Programin e vizitës zyrtare, u realizua Audiencë te Mbreti i Suedisë, Lartësia e Tij Karl XVI Gustaf, për kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. Me këtë rast, u këmbyen vështrime për gjendjen aktuale në planin politik dhe shoqëror me karakter bilateral dhe multilateral.  

Gjatë bisedës spontane, L.T. Mbreti i Suedisë, foli për kujtimet e bukura nga vizita e tij në Republikën e Maqedonisë në vitin 1997, kur ka qenë në vizitë të ushtarëve suedezë në përbërje të Batalionit nordik të UNPREDEP-it me ç'rast ka pas mundësinë ta vizitojë Ohrin. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Xhaferi, duke u falënderuar për audiencën e mundësuar në Pallatin mbretëror, e ftoi Mbretin e Suedisë ta vizitojë përsëri Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2018, në periudhën që është më e përshtatshme dhe e pranueshme për Lartësinë e Tij.

Nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, L.T. Mbretit Karl XVI Gustaf iu dhurua Drugdhendje e thellë Ohri me motive florale, e cila gjatë Audiencës ishte ekspozuar në vend të përshtatshëm në Pallatin mbretëror. 


Click