Udhëheqja parlamentare

E enjte, 20 qershor 2019

Bashkëpunimi bilateral jep rezultate të mira 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilin e udhëheq Kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi, e në përbërje të të cilit është nënkryetari Goran Misovski dhe koordinatorët e partive politike, Jovan Mitreski nga LSDM-ja, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja, Ejup Alimi nga BDI-ja, si dhe nënkryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kongresin popullor pankinez, Vlladanka Aviroviq dhe Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Cvetanka Ivanova, realizuan takim me Kryetarin e Komitetit nacional të konferencës konsultative politike Vang Jang, me ftesë të të cilit edhe realizohet vizita zyrtare në Republikën Popullore të Kinës.  

Komiteti nacional i konferencës konsultative politike është trup këshillimor politik i përbërë nga delegatë nga një numër i madh i partive dhe organizatave politike, si dhe anëtarë të pavarur dhe në mbledhjet e tij miratohen vendime të rëndësishme politike në nivel nacional. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, nikoqirit të tij i shprehu falënderim në emër të anëtarëve të delegacionit për ftesën dhe për realizimin e vizitës zyrtare. Duke theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut e afirmon vazhdimisht qëndrimin për ekzistimin e “një Kine”, ai theksoi se ne e vlerësojmë lart edhe mbështetjen nga Republika Popullore e Kinës në planin ndërkombëtar. Përveç vërtetimit për marrëdhëniet e mira bilaterale, vizita sipas z.Xhaferi mundësoi vizitë në Shangai dhe njoftim nga afër me zhvillimin e tij në një qendër financiare botërore dhe një nga motorët e ekonomisë kineze, ndërsa gjatë bisedës, si edhe me të gjithë përfaqësuesit tjerë shtetërorë më parë, u përqendruan në të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Megjithëse vitet e fundit këmbimi tregtar shënon trend të rritjes së vazhdueshme, Kryetari Xhaferi theksoi se ekziston interes që në të ardhmen investimet kineze të dinamizohen dhe rriten. Si sfera në të cilat kompanitë kineze mund ta gjejnë interes, u potencuan rrjeti i zonave të lira tregtare dhe objektet infrastrukturore përgjatë korridorit 8.  

Kryetari Vang, duke vlerësuar se bashkëpunimi i ndërsjellë zhvillohet në drejtim i cili jep rezultate të mira, theksoi se kjo vizitë në nivelin më të lartë në disa vitet e fundit kontribuon për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Ai theksoi se Republika Popullore e Kinës e vlerësoi miqësinë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e mbështet në përmbushjen e përcaktimeve të saj strategjike, ndërsa në këtë drejtim edhe gatishmërinë për zgjidhjen e kontestit me emrin me qëllim të tejkalimit të pengesave për integrimin euroatlantik.

Kryetari Vang shpreson se do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të procesit të bashkëpunimit 17 + 1 të Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe e përshëndeti mbajtjen e „Forumit të katërt për bashkëpunim kulturor ndërmjet vendeve të EQL-së dhe RP të Kinës" nga 19 deri më 21 nëntor këtë vit në Shkup. Duke bërë fjalë për rëndësinë e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve theksoi se ka hapësirë edhe për intensifikimin e shkëmbimit turistik i cili do të kontribuojë për njohjen e ndërsjellë me traditat e pasura kulturore të të dyja vendeve të largëta, por miqësore. Më tutje, z. Vang dha një vështrim të shkurtër të punës së Komitetit Nacional të konferencës konsultative politike dhe theksoi se institucioni i kushton vëmendje të madhe avancimit të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për vizitën e Kryetarit Xhaferi nënvizoi se kjo jep një impuls të fuqishëm në marrëdhëniet e ndërsjella. Me qëllim të mbajtjes së kontakteve të rregullta në nivel të lartë, nga ana jonë i ishte dhënë ftesë për vizitë kthyese në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën që vjen. 

 Inserte nga takimi 

Click